1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holandezët votuan, Evropa merr frymë e lehtësuar

15 Mars 2017

Holandezët refuzuan t'ia jepnin votën populistit të djathtë Geert Wilders. Në BE shumë e shohin këtë si një fillim të mirë për supervitin e zgjedhjeve në Evropë.

https://p.dw.com/p/2ZG77
Niederlanden Wahl | Prognose: Rutte-Partei stärkste Kraft
Fotografi: Reuters/M. Kooren

Evropa po merr frymë e lehtësuar. Populisti i djathtë Geert Wilders nuk doli fitues në zgjedhjet në Holandë, por ai nuk do të zhduket nga skena politike. Për muaj të tërë politikani 53-vjeçar bëri fushatë me parulla kundër fesë islame, emigrantëve dhe BE-së. Tani partia e tij ka fituar sipas prognozave rreth 13 përqind të votave

Niederlande Wahl | Geert Wilders, PVV
Geert WildersFotografi: Getty Images/AFP/E. Dunand

Fituese e qartë në zgjedhje është partia liberale e djathë VVD e kryeministrit Mark Rutte. Ai përftoi për shkak të qëndrimit të vendosur në krizën e ditëve të fundit me Turqinë.

Por Rutte duhet të gjejë tani partnerë të rinj koalicioni, sepse Partia Social-Demokrate pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj dhe sipas prognozave ka humbur më tepër se 75%.

Fragmentimi i peizazhit politik holandez u thellua në këto zgjedhje edhe më tej. Për këtë arsye ka gjasa që për të formuar qeverinë e ardhshme do të jenë të nevojshme katër parti.