Historia e kulturës së pushimeve në plazh
Historia e pushimeve në plazh nga Antikiteti deri më sot. Nga banjat termale romake tek turizmi i masës ishte një rrugë e gjatë. Një udhëtim në kohë në kulturën e të bërit plazh.
Bëni gati rrobat e plazhit!
Uji i ngrohtë, qielli blu dhe rrezet e Diellit tërheqin miliona njerëz në brigjet e Detit të Veriut. Kush nuk ka det në afërsi të vendit ku jeton atëherë zgjidhje janë pishinat dhe liqenet. Prej mijra vjetësh njerëzit shkojnë buzë detit dhe kanë krijuar një kulturë të kalimit të pushimeve në plazh.
Mjeshtrat romakë të pishinave
Romakët ishin fanatikë të banjove të Diellit. Në vaska me ujë të nxhetë, të ngrohtë dhe të ftohtë shkonin shumë burra e gra, por natyrisht të ndarë nga njëri-tjetri. Ky zakon i tyre për të bërë banjo mbi të gjitha ishte edhe higjenik. Romakët takoheshin aty edhe për të biseduar, për të bërë biznes dhe për t'u relaksuar.
Banjat termale si vende mëkati
Pas rënies së Romës humbën banjat termale. Por në Mesjetë tek njerëzit ishte e pranishme edhe fobia ndaj ujit. Në fshehtësi kishte vende me vaska termale, edhe pse ato dënoheshin nga kisha. Në Romë vende të tilla shiheshin si vende takimi social, por ato shiheshin edhe si vende mëkati, pasi rrinin të zhveshur afër njëri - tjetrit, femra dhe meshkuj.
Ndihmon shumë!
Uji nuk është thjesht ujë. Burimet e ujërave termalë filluan të shfrytëzohen që në fillim të shekullit të 15-të për të kuruar sëmundje të ndryshme. "Ndihmon shumë!" ishte shprehja që thuhej në atë kohë. Njerëzit duhet të rrinin disa orë në vaskat me ujëra termale. Gatime të shëndetëshme, shumë lëngje dhe trajtime të tjera shoqëronin kurimin.
Banjo Dielli për të pasurit
Më vonë dashamirësit e banjove të Diellit u zhvendosën nga pishinat në det. Heiligendamm ishtezona e parë turistike në Gjermaninë Perëndimore që priste vizitorë nga e gjithë bota që në vitin 1793. Edhe cari rus ka qëndruar këtu. Heiligendamm ishte një zonë e shtrenjtë turistike, ku takoheshin të pasurit. Njerëzit e zakonshëm notonin në liqene ose lumenj.
Në plazh me qerre!
Brigjet u rrethuan shumë shpejt nga zonat turisitke. Gjithashtu nuk mund të imagjinohej që një femër të kalonte afër vendit ku ishin burrat. Një zgjidhje ishin qerret e pushimeve. Ato tërhiqeshin nga kuaj deri në breg të detit dhe aty femrat mund të bënin banjo Dielli pa u shqetësuar. Shumë qytete përshtatën vende për banjo Dielli edhe buzë lumenjve.
Pushimet buzë detit
"Bukuri mashkullore në plazhin e burrave në Ahlbeck" ky është titulli kësaj fotoje e bërë në ishullin Usedom. Pushimet buzë detit në fillim të shekullit të 20-të u bënë të përballueshme për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. Në fillim femrat dhe meshkujt shkonin në vende të ndryshme, ndërsa në fillim të viteve 20’ çiftet e martuara mund të shkonin kudo bashkë.
I gjithë populli shkon për banjo Dielli
Nuk do të zgjaste shumë, derisa banjot e Diellit të përqafoheshin nga masa. Në vitin 1900 shumë qytete ndërtuan pishina, ku mund të shkonin të gjithë. Kush nuk donte të paguante hyrjen, mund të shkonte buzë liqeneve si këtu në Wannsee në Berlin. Ky ishte një sport për njerëzit. "Çdo gjerman duhet të bëjë një banjo Dielli në javë!“, këshilloi një dermatolog në vitin 1870.
"Banjo suedeze"
Kundër të gjithë "moralistëve" filloi kultura e lirisë së trupit. Nudizmi konsiderohej si një rikthim tek natyra. Qëkur banjot nudo filluan të dilnin në modë në fillim të viteve 1900, kundër tyre filloi një stuhi kritikash moraliste. Banjot nudo quheshin „banjo suedeze“, atje ku filloi kjo mënyrë e të bërit plazh.
Pushime në "detin hungarez"
Gjermanët që jetonin në ish-RDGJ donin të shijonin kohën e mirë, por ata nuk mund të dilinin nga vendi, ashtu siç bënin gjermano-perëndimorët. Liqeni Balaton në Hungari ishte një alternativë. Në çantat e tyre qytetarët e ish-RDGJ kishin gjithmonë me vete konserva, në të kundërt pushimet nuk do të kishin kuptim.
Mezi gjen vend për të shtruar peshqirin e plazhit!
Sot kushdo shkon në plazh. Në shumë plazhe pushuesit mezi gjejnë vend duke ngjeshur me njeri-tjetrin si në kuti sardelesh. Por ka edhe oaze të pafrekuentuara – të mbrojtura, pasi mediat nuk i kanë cilësuar ato si "top secret". Mjaft vend për banjo Dielli mund të gjesh edhe në pishinat publike, që nuk janë të mbushura si plazhet e Spanjës. Pra kushdo e gjen një mundësi pushimi, sipas preferencës.