1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Heusgen: Asociacioni i Komunave Serbe duhet zbatuar

15 Shkurt 2023

Christoph Heusgen, tha për DW shpreson që të ketë afrim mes Kosovës dhe Serbisë në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih

https://p.dw.com/p/4NUL8

Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut në një intervistë për DW në Berlin. Heusgen konkretizoi se tani duhet zbatuar marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe. Dhe ai tha se në Konferencën e Mynihut shpreson që të ketë përparime në këtë drejtim, pasi gjetja e një zgjidhjeje është mëse e nevojshme, nisur nga rreziqet e tjera që kemi përpara.