Hetime për vrasjen e tre ushtarëve britanik në Afganistan
26 Gusht 2007Reklamë
Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë hetime lidhur me rrethanat nën të cilat tre ushtarë britanikë u vranë nga zjarri joarmiqësor në incidentin në jug të Afganistanit. Ushtria britanike bëri të ditur se mendohet se ushtarët ishin vrarë nga bomba e hedhur nga aeroplani amerikan, i cili ishte ftuar për t'i ndihmuar trupat që të enjten po luftonin kundër kryengritësve talibanë.
Hetime për rastin po zhvillojnë edhe Britania dhe Forca Ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.