1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Harold Pinter merr çmimin Nobel për letërsi

Regina König14 Tetor 2005

Pikërisht tri ditë pas ditëlindjes se 75-të, dramaturgu britanez, Harold Pinter mori dhuratën e tij më të madhe: Çmimin Nobel për letërsi

https://p.dw.com/p/AsHa
Harold Pinter
Harold PinterFotografi: AP

Para dyerve të mbyllura të sallës së pritjes në Stokholm, si çdo vit tjetër edhe tash qëndrojnë gazetare, reporterë, kameraman dhe fotografë. Atmosfera është entuziazmuese. Nga flatrat e mëdha e të bardha, del sekretari i përhershëm i Akademisë Mbretërore të Suedisë, Horace Engdahl, për të thënë fjalët të cilat i presin të gjithë: "Cmimi Nobel për letërsi i vitit 2005 i takon shkrimtarit anglez Harold Pinter!"

Sekretari i Akademisë, Horace Engdahl, në dhënien e çmimit Nobel për letërsi Harold Pinterit sheh këtë arsye: Harold Pinter hat in seinen Dramen den Abgrund unter dem alltäglichen Geschäft freilegt und er ist in den geschlossenen Raum der Unterdrückung eingebrochen.

Nominimet dhe debatet për zgjedhjen e të nominuarve me çmimin Nobel, në Akademinë Mbretërore të Suedisë, që prej 50 vitesh mbeten të fshehta. Por, natyrisht në prag të tyre u spekulua shumë.

Pas dorëheqjes së një anëtari të akademisë para dy ditësh, tensioni u ngrit edhe më shume. Knut Ahnlund veprën e të nominuarit të vjetëm më çmimin Nobel, Elfriede Jelinek ka kritikuar ashpër e sidomos kritikoi Akademinë Mbretërore për faktin se të 18 anëtaret e saj janë zgjedhur për gjithë jetën.

Kush është Harold Pinter?

Harold Pinter u lind në vitin 1930, në Londër, si djalë i një rrobaqepësi hebrej. Vargjet e tij të para i publikoi në moshën 20 vjeçare. Përkrah pjesëve teatrale, ai bëri edhe një numër radiodramash dhe skenaresh. Si dramaturg debutoi në vitin 1957 me pjesën teatrale "Dhoma", por shpërthimi i tij letrar erdhi pas dy vjetësh. Ai konsiderohet një përfaqësues i veçantë i dramës angleze, në pjesën e dytë të shekullit të 20-të.

Në ditën e vdekjes së shkrimtarit Alfred Nobel, me 10 dhjetor, në sallën e koncerteve në Stokholm, Harold Pinter do të pranojë nga dora e mbretit suedez medaljen Nobel, diplomën dhe çekun prej rreth 1 milion eurosh.