Hansi Flick traineri i ri i kombëtares gjermane
26 Maj 2021Hans Dieter Flick, apo Hansi sikurse e njohin shumica, do të zëvendësojë ish-shefin e tij Joachim Löw pas Kampionatit të ardhshëm Evropian.
Flick është ish-ndihmës i trajnerit në largim Joachim Löw dhe ishte, në fakt, pjesë e stafit që trajnoi ekipin gjerman që fitoi Kupën e Botës 2014. Kontrata e tij me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) njoftohet se zgjat deri në vitin 2024, viti kur në Gjermani do të zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit.
Flick do të marrë pjesë gjithashtu në Kupën e Botës 2022 në Katar duke punuar me një numër fytyrash të njohura, si për sa i përket stafit edhe lojtarëve. Lojtarët e Bayernit si Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry dhe Thomas Müller përbëjnë shtyllën kurrizore të ekipit të Gjermanisë, ndërsa puna e Flick me DFB do të thotë se ai kthehet në një mjedis të njohur.
Gjermania e fillon fushatën e saj kundër kampiones së botës Francës më 15 qershor. Ndërsa ndeshja e parë me në krye Flick ka të ngjarë të jetë një nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Lihtenshtajnit më 2 shtator.