1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hans Koshnik: Kosovës i ka munguar zhvillimi ekonomik dhe perspektiva

(DW)28 Mars 2004

Për shkak se armiqësitë janë shumë të thella në mes shqiptarëve dhe serbëve, trazirat mund të përsëriten në Kosovë tha ish adminstratori i Mostarit Hans Koshnik, njohës shumë i mirë i rethanave në Ballkan. UNMIK tha ai nuk ia doli të kriojonte perspektive ekonomike në rajon dhe njerëzit janë ndierë të zhgënjyerë.

https://p.dw.com/p/AqvR
Koshnik( i pari nga e djathta): KFOR-i në Kosovë do të qëndrojë 30 vjet
Koshnik( i pari nga e djathta): KFOR-i në Kosovë do të qëndrojë 30 vjetFotografi: AP
Ish administratori i BE në Mostar gjermani Hans Koshnik në një intervistë për DPA-në, theksoi se raportet midis serbeve dhe shqiptarëve nuk janë përmirsuar. Ai tha se trupat e KFOR-it në Kosovë do të qëndrojnë si në rastin e Qipros së paku 30 vjet. UNMIK-u deri më tani nuk ia doli te krijonte kushte ekonomike as demokratike ne rajon. Atje eshte dashur te permiresohen kushtet ekonomike që njerezve t´u krijohej ndjenja se po behen perparime dhe se do te kete te ardhme per ta dhe familjet e tyre" tha Koshnik. Deri sa nuk zgjidhet statusi politik, duhet te llogerite se trazirat e tilla mund te përsëriten në Kosovë tha ai.