Hans Koshnik: Kosovës i ka munguar zhvillimi ekonomik dhe perspektiva
28 Mars 2004Reklamë
Ish administratori i BE në Mostar gjermani Hans Koshnik në një intervistë për DPA-në, theksoi se raportet midis serbeve dhe shqiptarëve nuk janë përmirsuar. Ai tha se trupat e KFOR-it në Kosovë do të qëndrojnë si në rastin e Qipros së paku 30 vjet. UNMIK-u deri më tani nuk ia doli te krijonte kushte ekonomike as demokratike ne rajon. Atje eshte dashur te permiresohen kushtet ekonomike që njerezve t´u krijohej ndjenja se po behen perparime dhe se do te kete te ardhme per ta dhe familjet e tyre" tha Koshnik. Deri sa nuk zgjidhet statusi politik, duhet te llogerite se trazirat e tilla mund te përsëriten në Kosovë tha ai.