Hamburg, Werder Bremen dhe Hertha kualifikohen
28 Gusht 2009Ekipi i Hamburgut, ai i Werder- Bremenit dhe Hertha e Berlinit kanë arritur të kualifikohen për fazën e grupeve në Ligën e Evropës. Hamburgu fitoi mbrëmë me ekipin e Ligës së dytë të Francës Guingamp 3:1, Bremeni u kualifikua pas fitores ndaj ekipit të Kazakistanit, Aktobe 2:0, Berlini fitoi ndaj ekipit Brondby të Kopenhagenit 3:1.
Në Kampionatin Evropian të futbollit për femra që po zhvillohet në Finlandë, Gjermania ka fituar kundër Francës me rezultatin 5:1.
Dhe pas fitores në lojën e parë me Norvegjinë 4:0, futbollistet gjermanë kanë siguruar vendin për në çerekfinale. Në këtë ekip bën pjesë edhe lojtarja me origjinë nga Kosova Fatmire Bajramaj, e cila në lojën e parë kundër Norvegjisë shënoi dy gola.
Në Monako u hodh edhe shorti per fazën finale të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë 32 ekipe, që u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra.
Grupet do të jenë si më poshtë:
Grupi A: Bayern München, Juventus, Bordeaux dhe Makabi Haifa
Grupi B: Manchester U, CSKA Moska, Beshiktash, Wolfsburg
Grupi C: Milan, Real Madrid, Marseille dhe Zürich
Grupi D:Chelsea, Porto, Ath. Madrid, Apoel Limasol
Grupi E: Liverpool, Lyon, Fiorentina, Debrecen
Grupi G: Sevilla, Rangers, Stutgart, Unirea Urziceni
Grupi H: Arsenal, Olimpiakos, Az Alkmar, Standard Liege.
Autor: Mimoza Cika-Kelmendi/ dpa
Redaktoi: Auron Dodi