Greqia me paketën e dytë të ndihmave
21 Shkurt 2012Greqia duket se është shpëtuar paraprakisht. Megjithë pyetjet e mbetura pa përgjigje qeveria e Athinës dhe donatorët ndërkombëtarë kanë rënë dakord për dhënien e miliardave të tjera. "Unë mendoj se jemi duke arritur një zgjidhje konsensionale", tha ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble të hënën gjatë këshillimeve që u zhvilluan në Bruksel me kolegët nga zona e euros. Duhen sqaruar vetëm detajet, ndër të tjera si do të ulet kuota e borxheve prej 120 përqind e prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB)të Greqisë vend deri në vitin 2020. Deri tani mali i borxheve është ulur nga 160 në 129 përqind e PPB. Po ashtu duhet sqaruar si do të kontrollohet më mirë qeveria e Athinës për zbatimin e reformave të saj dhe planeve të kursimeve.
Shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, i nxiti ministrat e financave për të marrë vendimet pas kundërshtimeve disajavore të Greqisë për kushte të tjera të ashpra. Vendet e euros duhet "të fusin tani dorën në xhep, ne nuk mund të harrxhojmë kohë," tha ai.
Qeveria e Athinës do i bëjë fillimisht një ofertë kreditorëve privatë për këmbimin e bonove. Nëpërmjet shlyeres së letrave të vjetra me vlerë dhe dhënies së bonove të tjera me afat 30 vjeçar do të nxirren nga 8 deri më 11 mars 100 miliardë euro. Rreziku për falimentimin e Greqisë, është ulur nëpërmjet paketës së ndihmës, më 20 mars duhet të paguhen 14,5 miliarden euro obligacione shtetërore. Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos, tha se faza e pasigurisë e cila dëmtoi vëndin e tij dhe zonën e euros, është duke marrë fund.
Si Gjermania për marrëveshjen folën edhe francezët dhe finlandezët. "Të gjitha pjesëzat e mozaikut ndodhen mbi tavolinë, ato duhet vetëm të bashkohen," tha ministri frandez i financave, Francois Baroin. Ministrja finlandeze Jutta Urpilainen, siguroi se Greqia dha të gjitha premtimet e duhura.
Në këtë mënyrë shancet janë të mira për paketën e dytë të të ndihmave, prej 130 miliardë eurosh. Programi përfshin 30 miliardë euro për garanci, me të cilat do të sigurohet shuma e dhënë nga kreditorët privatë. Ata duhet të heqin dorë nga 70 përqind e vlerës aktuale të kërkesave të tyre.
Megjithatë pas dy javësh do të shihet nëse bankat dhe fondet kanë marrë pjesë sa duhet. Çfarë do të ndodhë nëse j otë gjithë kreditorët heqin dorë nga kërkesat e tyre, nuk dihet.
Autor: reuters, dpa, aca
Redaktoi: A Verbica