1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi-Gjermani: Paqartësi mbi dëmet e Luftës së II Botërore

11 Tetor 2018

Greqia i ka borxh Gjermanisë miliarda euro. Apo e kundërta? Athina edhe 70 vjet pas përfundimit të Lufës së Dytë Botërore kërkon pagesën e dëmeve.

https://p.dw.com/p/36IZb
Brauchitsch auf Akropolis
Fotografi: picture-alliance/akg-images

Për ndërhyrjes ushtarake në Greqi, në maj të vitit 1941, trupat e Hitlerit kanë vënë flamurin nazist mbi Akropol në Athinë. Deri në vitin 1944 ka zgjatur okupimi gjerman i këtij vendi. Gjatë kësaj kohe trupat naziste kanë vrarë shumë grekë dhe kanë plaçkitur shumë pasuri në mbarë vendin. Dëmet ekonomike nga lufta dhe okupimi edhe sot janë një temë grindjeje mes Greqisë dhe Gjermanisë.

Një komision i ekspertëve të Parlamentit grekë ka llogaritur në vitin 2015 se dëmet e luftës kanë qenë të paktën 289 miliardë Euro. Qeveria gjermane ka hedhur poshtë këto kërkesa, me pohimet se të gjitha ogligimet gjermane për dëmet e luftës në Greqi janë paguar më parë. Por kjo çështje ngarkon raportet mes Gjermanisë dhe Greqisë edhe sot. Athina kërkon që këto dëme të luftës të paguhen.

Mënyra e pagesës

Griechenland Einmarsch der Wehrmacht 1941
Fotografi: Getty Images/Keystone

Në njërën anë bëhet fjalë për dëmet direkte të bëra nga trupat gjermane në kohën e Luftës së Dytë Botërore, plaçkitjet, vrasjet dhe shkatërrimet. Gjermania u ka paguar viktimave të krimeve të trupave naziste në Greqi 115 milionë Marka. Sipas një marrëveshje nga viti 1960, Gjermania ka qenë e detyruar të paguajë dëmet në bazë të kërkesave individuale.

Por Greqia kërkon pagesa edhe për shkak të huave të imponuara shtetërore. Gjermania e ka detyruar Bankën Qendrore greke në vitin 1942 që t'u japë hua forcave gjermane atje, pa kurfarë interesi, 476 milionë Marka. Me këto para Gjermania e atëhershme ka financuar kostot e okupimit të Greqisë. Këto para nuk janë paguar nga pala gjermane. Një komision i ekseprtëve grekë është i mendimit se Gjermania mbi këtë bazë i ka borxh Greqisë rreth 11 miliardë Euro. 

(Mos)marrëveshjet

Qeveria gjermane pohon se kjo çështje ka përfundar. Për këtë çështje është mbajtur një konferencë në vitin 1945 në Paris. Këtu u janë paguar grekëve një përqindje e reparacioneve nga Lufta e Dytë Botërore. Greqia ka marrë gjëra në vlerë (vlera e sotme) prej rreth dy miliardë Euro.

Angriff NS-Deutschland gegen Griechenland

Me Marrëveshjen e nënshkruar në Londër, në vitin 1953, fuqitë perëndimore kanë rënë dakord që kërkesat e tjera të shtyhen deri në nënshrkimin e një marrëveshje paësore. Ndërkohë që Gjermanisë i është garantuar një falje e borxheve. Por kjo marrëveshje e paqës mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera nuk është nënshkruar kurrë. Në vend të kësaj, në vitin 1990 është futur në fuqi e ashtuquajtura "Marrëveshja-dy-plus-katër" për ribashkimin e Gjermanisë, e cila është njohur edhe nga Greqia. Kjo Marrëveshje nuk parashikon pagesa të tjera për dëmet.

Burxhet e reja, problemet e reja

Çështja e pagesave për dëmet e luftës ndaj Greqisë është hapur sërish pas krizës financiare dhe buxhetore të Greqisë, në vitin 2010. Athina ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihma për të evituar falimentimin e shtetit. Ajo ka marrë kredi në borxhe prej rreth 274 miliardë Euro, ndër to të paktën 55 miliardë Euro nga Gjermania. Disa politikanë mendojnë se këto borxhe mund të mos kthehen dhe të llogariten si pagesa për borxhet e kohës së Luftës së Dytë Botërore. Por shumica dëmuese e ekspertëve mendon se negociatat të reja për pagesën e dëmeve, 70 vjet pas përfundimti të Luftës, nuk do të ketë.