1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gratë në Lituani para hyrjes në Bashkimin evropian

Regina Kënig26 Prill 2004

13 vjet pas pavarësisë së Lituanisë- ka shumë gjëra të paqarta në këtë vend. Jeta e grave lituaneze është akoma shumë e vështirë

https://p.dw.com/p/ArHS
Presidenti Rolandas Parksas duke folur para Parlamentit Evropian në Bruksel
Presidenti Rolandas Parksas duke folur para Parlamentit Evropian në BrukselFotografi: AP

Prej 13 vjetësh Lituania është e pavarur. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por situata e gruas lituanaze shumë pak. Akoma gratë paguhen shumë më pak se burrat. Ato punojnë më shumë në sektorin e shërbimeve, në punë që janë të paguara më pak. Për shumë gra është e pamundur që të paguajnë studimet. Në një koncert ne katedralen e Vilunsit, sopranoja Sigute Trimakaite këndon plot shpirt. 43 vjeçarja rrezaton nga optimizmi dhe gëzimi: "Unë ndjehem mjaft mirë. Unë e zgjodha këtë rrugë dhe jam shumë e kënaqur. Ne japim në kishë koncerte për njerezit e varfër, që nuk munden të shkojnë në opera"-thotë ajo.

Gratë në Lituani kanë nevojë për shumë optimizëm, në mënyrë që të mos e hummbasin guximin. Ndryshimet në shoqëri dhe politikë janë të mëdha. 13 vjet pas pavarësisë së vendit akoma shumë gjëra janë të pasigurta. Numri i të papunëve përben rreth 10% të popullsisë. Gratë punojnë në sektorin e shërbimeve si infermiere, mësuese, shitëse, pikërisht këto janë profesione që paguhen keq.

Egle Rakauskeite, e cila punon si shitëse në librari thotë se jeta
është shumë e vështirë për të. Pasi të derdhë sigurimet sociale, asaj i mbeten vetëm 170 euro në muaj për të mbijetuar: "është shumë e vështirë, të mbijetosh me këtë shumë. Nuk mund të gjej dot fjalë se si arrijmë të mbijetojmë në këto kushte. Rroga ime është e ulët, vërtet shumë e ulët"- thekson ajo.Megjithëse standarti jetësor është më i ulët se ai në Gjermani dhe çmimet më të ulëta, sërish është shumë e vështirë t'ja dalësh mbanë vetëm me rrogën deri në fund të muajit. Ajo që vlen tanimë në Lituani është paraja dhe këtë e kanë burrat aty. Janë ata që në rrugët e kryeqytetit Vilnius ngasin makinat më të reja, apo shkojnë në restorante të shtrenjtë apo në lokale ku ofrohet striptiz. Shumë pak gra janë ato që gjenden në pozicione si në politikë ashtu edhe në media. Gazetat janë të mbushura me ngjarje bulevardeske, skadale, thashatheme. Problemet dhe vështirësite e Lituanisë janë karakteristike e shoqërive në tranzicion, por kjo vetëdije nuk i ndihmon edhe aq gratë lituaneze.