Grafitit në qytetin e Splitit
"Politike, filozofike, artistike, humoristike - Spliti është plot me grafiti". Valentina i tregon Azemit edhe këtë pjesë të Splitit në rrugëtimin e tyre për #dw_BalkanBooster.
Fytyrat e Splitit
Muret e ndërtesave të Splitit tregojnë historitë alternative. Grafitet aty shpesh janë impresione artistike me mesazhe të ndryshme shoqërore apo politike. Ky është grafiti i artisties Ivana Svagushe: "Më jep fytyrën time. Mësova ta pëlqej ... ende po mësoj të them jo."
Art në garazh
Garazhi nëntokësor "Trstenik " që ndodhet në të njëjtën lagje të Splitit të bukur, përfaqëson një botë më vete. Një botë që jeton pothuajse gjithmonë në errësirë dhe për ata që kanë vullnetin për të parë këtë, errësira shfaq shumë mesazhe.
Torcida nuk harron
Shumë prej grafiteve në Split flasin për Hajdukun apo luftën, diçka e zakonshme për ta. Këto dy tema janë të lidhura me njëra tjetrën, siç është ky grup i tifozëve i Hajdukut - Torcida me lagjen Spliti 3. Është një xhungël dhe parajsë për të gjithë ata që duan të vizatojnë mesazhet e tyre nëpër mure.
Vukovari në Split
Rruga Vukovar në Split është e mbushur me grafitit e tifozëve Torcid dhe grafite tjera të ndryshme që lidhen me qytetin e Vukovarit. Përplot me ushtarë, tanke, pushkë e granata, si motive të përbashkëta, e kur i shikon nga kjo distancë të shkaktojnë një ndjenjë të pakëndshme.