1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Starke Frauen am Pult

12 Janar 2012

Dirigjentet janë të rralla në botën e muzikës. Nga 76 opera gjermane, vetëm katër drejtohen nga gra. Profesioni i dirigjentit mbetet një bastion i meshkujve.

https://p.dw.com/p/13iGO
Drejtorja e përgjithshme e muzikës e Operas së Hamburgut, Simone Young.
Drejtorja e përgjithshme e muzikës e Operas së Hamburgut, Simone Young.Fotografi: picture-alliance/dpa

Mjeket, administratoret dhe avokatet janë prej kohësh pjesë e normalitetit. Madje edhe me fjalën "kancelare" njerëzit u mësuan shpejt. Por një dirigjente është diçka e rrallë. Emancipimi në botën e muzikës është ende në fillimet e tij.

Majat e vetmuara

Janë katër gra, që megjithatë ia kanë dalë mbanë: Romely Pfund drejton orkestrën në teatrin e landit në Mecklenburg, Catherine Rückwardt nga Los Angeles në 2006 mori drejtimin e teatrit shtetëror në Mainz, australiania Simone Young është drejtuese e operas në Hamburg dhe amerikania Karen Kamensek pas stacioneve në Freiburg, Hamburg dhe Maribor tani është drejtore e përgjithshme e muzikës në operan e Hannover-it.

Dirigjentja Catherine Rückwardt.
Dirigjentja Catherine Rückwardt.Fotografi: picture-alliance/dpa

Por gratë në pozicione drejtuese në biznesin e orekstrave dhe operave në Gjermani, mbeten përjashtime. Kështu edhe intendantja e Dresdenit Ulrike Hessler, drejtoresha teatrit Andrea Moses në Stuttgart dhe regjisoret Andrea Breth dhe Vera Nemirova - gjinia femërore është e rrallë në panoramën e muzikës në Gjermani. Për t'u përmendur janë edhe Lucia Hinz, drejtuesja e orkestrës së katedrales në ipeshkvinë München-Freising. Emërimi i saj në vitin 2010 ngjalli shumë reagime pozitive në kampin femëror.

Edhe disa fakte të tjera konfirmojnë rolin dytësor të "maestres": kur pak kohë më parë kërkohej një pasues për dirigjentin Christian Thielemann në Operan e Munihut, ndër më shumë se 50 kandidatët ishin vetëm dy gra. Në asnjë prej librave mbi dirigjentët e rëndësishëm nuk gjen emrin e ndonjë gruaje, as në librin e fundit për dirigjentët nga Wolfgang Schreiber.

Dominatore apo priftëreshë e lartë

Debutimin e saj Karen Kamensek e festoi në Hanover në mënyrë simbolike me premierën "Ariadne në Naxos" të Richard Strauss, një opera e cila tregon shumë për karaktere të ndryshme femërore. E pyetur se me cilën prej heorinave identifikohet më shumë - me Ariadnën tragjike, apo koketën Zerbinetta - dirigjentja u përgjigj se i kupton mirë të dyja. Por në pozicionin e saj të veshur me pushtet, e rëndësishme është diçka tjetër. Cilësitë e konsideruara tipike femërore, si përkujdesja, apo talenti për krijimin e rrjeteve sociale, kanë vetëm rëndësi të dorës së dytë, kur është fjala të motivosh 120 muzikantë shumë profesionistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë burra. Në të vërtetë detyra e dirigjentëve ka më shumë të përbashkëta me atë të një komandanti në fushën e betejës, apo të një zbutësi kafshësh në cirk. Është një detyrë me pushtet dhe në kuptimin e plotë të fjalës një punë rraskapitëse, pasi problemet me kurrizin janë një sëmundje e përhapur profesionale.

Dirigjentja nga Estonia, Anu Tali
Dirigjentja nga Estonia, Anu TaliFotografi: Beethoovenfest
Dirigjentja amerikane Karen Kamensek
Dirigjentja amerikane Karen KamensekFotografi: picture-alliance/dpa

"Mendoj se jo çdo grua do ta dëshironte këtë për veten e saj", mendon dirigjentja estoneze Anu Tali, kur e pyesin për mungesën e grave në pultin e dirigjentit. Ky profesion të kërkon të jetosh me valixhen në dorë, dhe nuk ka as shtëpi të mirëfilltë e as kohë për familjen, plotëson ajo. Je vazhdimisht përballë një interesimi të lartë e jo gjithnjë miqësor të kolegëve dhe publikut.

Kuotë për gratë? Jo, faleminderit!

Megjithë pengesat klasa e dirigjentëve në konservatorët evropianë po shënon një numër grash në rritje. Madje gati mund të mendosh se barazia në këtë fushë është vetëm çështje kohe.

Në SHBA, ku feminizimi i profesionit të dirigjentit ka filluar shumë më parë, ka më shumë dirigjente se në Gjermani. Matriarkja e sektorit konsiderohet Sarah Caldwell, e cila vdiq në vitin 2006 në moshën 82 vjeçare. Nuk është rastësi që tre nga katër drejtoret e përgjithshme të muzikës në Gjermani vijnë nga përtej Atlantikut. Fundja nuk ka kaluar shumë kohë nga periudha kur në Europën e vjetër, Filarmonia e Vjenës konsiderohej një zonë pa gra.

Edhe respekti i merituar nga publiku për dirigjentet, pavarësisht gjinisë së tyre, kontribuon në normalizimin e situatës.

Megjithatë dirigjentet e suksesshme refuzojnë me vendosmëri një kuotë për gratë në muzikë. Kjo do të ishte qesharake, mendon Anu Tali. Cilësia triumfon kudo vetvetiu. Opinioni do të mësohet të shohë në pultin e dirigjentet edhe dikë pa mjekër dhe me trup femre, thotë grekja Konstantia Gourzi. Vërtet edhe për gratë fraku është ende uniforma e dirigjentit, por edhe kjo mund të ndyshojë.

Autor: Anastassia Boutsko / E. Xhani
Redaktoi: Angjelina Verbica