Google synon thellimin e studimeve për inteligjencën artificiale
6 Shkurt 2014Pas blerjeve të fundit të Google-it qëndron një garë e sofistikuar. Eric Schmidt, i cili ishte për gati tre vjet zënë drejtor ekzekutiv i koncernit, kishte lëshuar disa kohë më parë parullën se vetëm nëpërmjet blerjes së informaticienëve që merren me "inteligjencën artificiale" (IA), mund të zgjerohen avantazhet kryesore ndaj konkurrentëve.
Informaticenët që merren me fushën e inteligjencës artificiale zhvillojnë software që u mundësojnë kompjuterave veprime inteligjente dhe në këtë mënyrë të krahasueshme me veprimet e njeriut. "Në këtë mes luajnë një rol të rëndësishëm sidomos dy drejtime kërkimore," thotë profesori i informatikës Pavel Laskov, "sjellja autonome e përshtatshme në mjedise të huaja dhe analiza e shpejtë e grupesh të dhënash të mëdha duke përdorur metoda të sofistikuara të të mësuarit mekanik."
Në të dyja fushat Google ka urgjentisht nevojë për dije të reja dhe të klasit të parë për të forcuar pozitën e vet konkurruese, siç ka planifikuar Eric Schmidt. Për makinat vetëlëvizëse informaticienët e Google kanë nevojë për software efikasë kontrolli. Ky software nuk duhet vetëm t'i përpunojë të gjitha të dhënat me të cilët furnizohet përmes sensorëve të ndryshëme në nanosekonda dhe lëvizë automjetin në mënyrë të pavruar dhe pa e përplasur deri në destinacion. Ajo që është e nevojshme mbi të gjitha është një software që krijon një strategji logjistike lëvizjeje e zbaton atë praktikisht duke imituar veprimet e shoferit duke përfshirë në kohë reale të gjitha të dhënat e sensorëve në vendimet që merr shoferi kur nget makinën. Vetëm në rast se përmbushen këto kushte njeriu që nget një automobil mund të zëvendësohet nga kompjuteri.
"Në fund të fundit sisteme të tilla software për vozitjen autonome të makinës varen prej cilësisë së njohjes së modeleve," thotë profesor Hans-Joachim Bentz nga Universiteti i Hildesheimit. Dhe tema qendrore e kërkimeve në fushën e inteligjencës artificiale është pikërisht njohje modeleve të tilla.
Në tregtinë e të dhënave nuk bëhet asgjë pa inteligjencën artificiale
Kush dëshiron të luajë rol dhe të ketë sukses në biznesin me tregtinë e të dhënave kompjuterike duhet të japë parashikime të shkëlqyera të prognozave të performancës së përllogaritur në bazë të modeleve të sjelljes të analizuara gjerësisht. Google ofron në këtë fushë burimet më të plota të të dhënave, por në cilësinë e analizës është mjaft larg koncerneve që punojnë për Shërbimin sekret të SHBA-së, NSA. Edhe tek bankat dhe shoqëritë e sigurimeve firmat që ofrojnë analiza të të dhënave si Dataminr ose Hexagon, i kanë marrë Google një pjesë të tregut.
"Ne kemi të bëjmë këtu me nxjerre derivatesh statistikore dhe parashikimet përkatëse në bazë të sjelljes së mëparshme," sqaron profesori i shkencave kompjuterike Günter Müller nga Universiteti i Freiburg. Shoqëritë e sigurimeve fokusojnë në sajë të analizës së të dhënave se cilët do mund të jenë klientët e tyre. Firmat e modës përcaktojnë përmes këtyre të dhënave se cili stil pëlqehet dhe shitet më shumë. Shoqëritë e telefonisë përcaktojnë paraprakisht se cilët prej klientëve të tyre duan të prishin kontratën e telefonit celular. Agjencitë e punës në SHBA kërkojnë me këto metoda vlerësimi kandidatë të përshtatshëm për punë shumë të veçanta ekspertësh që kanë kërkesa shumë specifike.
Por vetëm llogaritjet e probabilitetit nuk janë të mjaftueshme për t'i analizuar njerëzit në mënyrë të atillë që të mund të parashikojë sjelljen e tyre të saktë. Cilësia e parashikimit varet në masë të madhe nga analizat e besueshmërisë dhe simulimit të sjelljes me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Për të gjitha këto duhen software të fushqishëm që janë në gjendje të analizojnë me imtësië të jashtëzakonshme sasi të mëdha të dhënash. Pikërisht në këtë drejtim duan të punojnë Eric Schmidt dhe manaxherët e tjerë të Google duke zgjeruar sektorët që merren me kërkime në fushën e inteligjencës artificiale.