1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjyqi për vrasjet e "Agimit të Artë në Greqi

7 Tetor 2020

Të mërkurën përfundoi gjyqi për vrasjen e muzikantit antifashist hip-hop Pavlos Fyssas. Krerët e partisë neonaziste "Agimi i Artë" u shpallën fajtor e kërcënohen nga 10 vjet burg. Masa e dënimit jepet ditët e ardhshme.

https://p.dw.com/p/3jXmg
Griechenland Goldene Morgenröte Athen
Emblema e neonazitëveFotografi: picture-alliance/NurPhoto/P.Tzamaros

Pesë vjet e gjysmë e ka pritur Magda Fyssa këtë ditë. Gati 2000 ditë në dëshpërim të thellë, në zemërim shpesh të heshtur dhe shumë më rrallë të shprehur me forcë, gjithmonë plot shpresë se drejtësia do të fitojë dhe gjithë frikë se vrasësit e djalit të saj, muzikantit hip-hop dhe aktivistit antifashist Pavlos Fyssas, mund të liroheshin në fund. Së bashku me Magda Fyssa kësaj i druheshin edhe qytetarët prodemokratikë të Greqisë.

(e akt.)Më 7 tetor 2020 përfundoi gjyqi për vrasjen e muzikantit antifashist hip-hop Pavlos Fyssas. Krerët e partisë neonaziste "Agimi i Artë" janë shpallur fajtor e kërcënohen nga 10 vjet burg. Masa e dënimit jepet ditët e ardhshme. 

"Agimit i Artë" përbënte grupin e tretë për nga madhësia në parlamentin grek, derisa i humbi të gjitha mandatet në zgjedhjet e 2019.68 anëtarët e partisë të akuzuar, mes tyre "udhëheqësi" i partisë Nikos Michaloliakos, duhet të përgjigjen për katër pikat e akuzës: vrasja e 34-vjeçarit Pavlos Fyssas më 18 shtator 2013, tentativa për vrasjen e sindikalistëve komunistë dhe kryetarit të sindikatave Sotiris Poulikogiannis në të njëjtin muaj, përpjekja për vrasjen e peshkatarit egjiptian, Abouzid Embarak në banesën e tij në qershor 2012 dhe së fundi - si akuzë kryesore - formimi dhe funksionimi i një organizate kriminale. Shumë në Greqi e quajnë këtë gjyq "Procesi ynë i Nurembergut". Në mediat sociale dhe si parullë të spërkatur në muret e ndërtesave prej ditësh të sheh syri fjalët: "Nuk janë të pafajshëm. Nazistët në burg".

Pavlos Fyssas griechischer Sänger Archiv 2011
PAvlos Fyssas në vitin 2011Fotografi: picture alliance/AP Photo

Muri i demokracisë

Të shtunën e kaluar gazeta "Efimerida ton Syntakton" (Gazeta e Redaktorëve) u botua me një sensacion në faqen e parë. Me titullin "Muri i Demokracisë" ajo publikoi artikullin e përbashkët të kryeministrit aktual të vendit anëtar të BE, Kyriakos Mitsotakis nga partia konservatore Nea Dimokratia (ND), paraardhësit të tij Alexis Tsipras nga e majta Syriza, dhe Antonis Samaras, gjithashtu nga ND, por edhe më konservator se Mitsotakis. Bashkëautorë janë kryetarët e partive të tjera demokratike në Greqi. Teksti drejtohet kundër Agimit të Artë, trupave sulmuese të tijj dhe ideologjisë së tyre naziste. Që politikanët kryesorë të djathtë dhe të majtë të bashkohen, është një gjë shumë e rrallë në Greqinë e polarizuar thellë politikisht. Me sa duket, demokratët kanë frikë se "udhëheqësi” i Agimit të Artë, kokat e tjera të organizatës neonaziste dhe anëtarët e partisë të djathtë ekstremiste mund të liroheshin në fund.

Proces sipas ligjit penal

Në fund të vitit 2019 prokurorja e Athinës në propozimin e saj për vendimin gjyqësor kishte thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për krijimin dhe funksionimiin e një organizate kriminale. Kjo do të thoshte, që vetëm neofashisti, që vrau Fyssas me tre goditje me thikë natën e 17-18 shtatorit 2013, do të përfundonte në burg. Si autori i vetëm i krimit.

Nderi i humbur i policisë greke

Pavlos Fyssas Blumen vor der Kneipe 19.09.2013
Lule para lokalit, 19 shtator 2013Fotografi: Angelos Tzortzinis/AFP/Getty Images

Besimi i njerëzve në Greqi te gjykatat e këtij vendi të BE nuk është i pakufi. Edhe më pak qytetarët i besojnë policisë, e cila lejoi grupet sulmese të Agimit të Artë të bënin ç'të donin, derisa u vra Pavlos Fyssas. I paharruar mbetet fakti, që forcat e sigurisë nuk ndërhynë, kur "pesëdhjetë vetë me shkopinj goditës shkuan në drejtim të lokalit Coralli" (sipas radios së policisë).

Atje Georgios Roupakias, anëtar i organit drejtues pesëanëtarësh të Agimit të Artë në qytetin Nikaia, goditi tri herë me thikë, ndërsa neonazistët e tjerë e mbanin viktimën në tokë. Policia arriti në vendin e ngjarjes shumë vonë dhe arrestoi Roupakias, vetëm sepse Fyssas, që po vdiste, mundi të identifikonte vrasësin e tij. Të tjerët u lejuan nga policët të largoheshin nga vendi i krimit. Domethënëse është ajo që Roupakias i tha policisë, kur u arrestua: "Unë jam një prej jush. Unë jam nga Agimi i Artë".

Një krim i tepërt

Me sa duket, duhej të vdiste Fyssas, një shtetas grek, para se autoritetet të merrnin masa kundër sulmuesve të Agimit të Artë. Për sa kohë që neonazistët terrorizonin migrantët, policia nuk ndërhyri. Madje edhe mediat tregonin simpati për sulmuesit ekstremistë të djathtë. Krerët e Agimit të Artë ftoheshin në televizion, sikur organizata e tyre të ishte një parti krejtësisht normale.

Griechenland Prozess Goldenene Morgenröte
Protestuesit mblidhen të mërkurën para gjykatësFotografi: Yorgos Karahalis/AP Photo/picture-alliance

Ndërkohë Agimi i Artë është politikisht i parëndësishëm - edhe për shkak të procesit gjyqësor. Ai nuk është më i përfaqësuar në parlament dhe rrjedhimisht nuk merr më asnjë fond shtetëror. Banditët më të famshëm i kanë kthyer shpinën "udhëheqësit" Michaloliakos dhe kanë themeluar organizatat e tyre. Shumica e analistëve politikë në Greqi nuk mendojnë që ekstremistët e djathtë do të forcohen përsëri - por pozicionet e tyre janë ende të prezente.

Pozicionet e nazistëve mbeten

Militantët neonazistë morën pjesë në demonstrata kundër "Marrëveshjes së Prespës" me Maqedoninë e Veriut në vitin 2018, së bashku me të djathtën qytetare. Në shumë vende të Greqisë ekstremistët e djathtë vazhdojnë të koordinojnë veprimet kundër refugjatëve dhe migrantëve, si dhe demonstratat anti korona. Dhe përsëri policia kryesisht vetëm shikon. Megjithatë në parlament nuk ka ende një parti të re, që mund të trashëgojë Agimin e Artë. Dhe nëse neonazistët dënohen me të vërtetë këtë të mërkurë, do të duhet një kohë e gjatë, derisa të forcohet një organizatë e re e djathtë ekstreme. Magda Fyssa mund të marrë frymë e lehtësuar.

 

Kaki Bali me flokë deri te supet, me ballukë, shikon me çiltërsi në kamera.
Kaki Bali Korrespondente në Athinë