1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata Kushtetuese Gjermane:Të vendosen rregulla për triazh

28 Dhjetor 2021

Në pandemi ka rrezik që spitalet nga mbingarkesa të mos trajtojnë dot të gjithë pacientët. Personat me kufizime fizike në Gjermani i tremben disavantazhit. Gjykata Kushtetuese kërkon marrje masash për mbrojtjen e tyre.

https://p.dw.com/p/44tpz
Bundesverfassungsgericht Karlsruhe | Erster Senat
Fotografi: Uli Deck/dpa/picture alliance

Kriza e Coronës mund të çojë në mungesë të shtretërve të trajtimit intensiv, kur ka shumë pacientë që duhen trajtuar. Me përhapjen e variantit Omikron ekziston frika, se mund të ashpërsohet gjendja në spitale. Në rastin më ekstrem personeli i klinikës do të duhej të ndodhej para një vendimi të vështirë. Kush duhet të trajtohet e kush jo? Kjo situatë njihet si "triage" -triazh,  fjala nga frëngjishtja "trier" e do të thotë seleksionim.

Për këtë Senati i Parë i Gjykatës Kushtetuese Gjermane vendosi të martën (28.12) pas një padie të ngritur nga 9 persona me kufizime fizike dhe me sëmundje të tjera për të sqaruar çështjen në lidhje me trajtimin e tyre në rast se spitalet do duhet të praktikojnë triazh. Me padinë e tyre ata donin të arrinin që ligjvënësi të përcaktojë rregullore konkrete dhe me këtë të marrë parasysh edhe interesat e personave ne kufizime fizike dhe atyre me sëmundje të mëparshme.

Bundestagu "pa vonesë" të marrë masa

Sipas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese Bundestagu duhet "pa vonesë" të marrë masa paraprake për mbrojtjen e personave me kufizime fizike në rastin e praktikimit të së ashtuquajturit triazh. Gjykata Kushtetuese bëri të ditur, se ligjvënësi duhet të marrë masa paraprake për mbrojtjen e njerëzve me kufizime fizike për rastin e praktikimit të një triazhi të detyuar nga pandemia, ndryshe ekziston rreziku që njerëzit në një situatë triazh në dhënien e trajtimit mjekësor intensiv të jenë në disavantazh për shkak të kufizimit të tyre, theksoi Gjykata Kushtetuese Gjermane. Edhe mjekët kanë nevojë për mbështetje, për të marrë vendimet Gjermani: Këshilli i ekspertëve rekomandon kufizimin e kontaktevee vështira para tyre.

Coronavirus - Intensivstation in Klinik
Fotografi: Peter Kneffel/picture alliance/dpa

Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligjvënësi e ka shkelur detyrimin për mbrojtjen e të mirës më të lartë ligjore, jetës, sepse nuk ka marrë masat e duhura paraprake. Ai duhet të përmbushë këtë detyrim edhe në kohë pandemie. Në zbatimin konkret ai ka hapësirë vlerësimi, verifikimi e formësimi.

Shoqata Ndërdisiplinore për Mjekësinë Intensive dhe të Emergjencës e Gjermanisë (Divi) së bashku me shoqata të specializuar ka përpunuar disa "rekomandime etike-klinike". Por paditësit tek Gjykata Kushtetuese i shohin me shqetësim kriteret e vendosura, sepse aty edhe gjendja e dobësuar shëndetësore kronike  dhe sëmundje të tjera shtesë luajnë rol. Personat me kufizime fizike e sëmundje të tjera i tremben disavantazhit, se për shkak të statistikave kanë shanse më të ulëta mbijetese. Gjykata Kushtetuese Gjermane shpjegon, se rekomandimet e Divi-t nuk janë detyruese nga ana ligjore dhe "jo sinonim për standardin mjekësor sipas përcaktimeve specifike legjislative.

 

la/ag