1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata Gjermane: Nuk u shkelën të drejtat kushtetuese

30 Nëntor 2021

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi, se vendosja e frenës së emergjencës gjatë pandemisë së Coronës në nivel federal nuk ishte shkelje e të drejtave kushtetuese, megjithë ndërhyrjen në të drejtat bazë.

https://p.dw.com/p/43eTi
Bundesverfassungsgericht
Fotografi: picture-alliance/rtn - radio tele nord/F. Bründel

Të martën (30.11) me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi, se vendosja e frenës së emergjencës në pandeminë e Coronës në nivel federal nuk ishte shkelje e të drejtave kushtetuese. Vërtet u ndërhy shumë në të drejtat bazë të njeriut, por "në kohën jashtëzakonisht të rrezikshme të pandemisë" kjo ishte në pajtim me ligjin themelor. Masat e kufizimit të lëvizjes dhe kufizimet e kontaktit shërbyen "në tërësinë e tyre për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit si edhe ruajtjen e kapacitetit veprues të sistemit shëndetësor si një çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët", deklaruan gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe të martën.

Gjykata Kushtetuese bën të qartë, se edhe tek vendimi i mbylljes së shkollave, të drejtës së fëmijëve e të rinjve për arsimin shkollor i qëndronin përballë "çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët". Ndalimi i mësimit me prezencë ishte "konform kushtetutës si nga ana formale dhe materiale", deklaruan gjyqtarët, por për masa anti-pandemike në të ardhmen gjyqtarët kanë vendosur pengesa të larta, psh në të ardhmen ato do të merren në një situatë pandemie jashtëzakonsisht të rrezikshme..

Deutschland Corona-Pandemie - Verfassungsgericht pocht auf Versammlungsfreiheit Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa/U. Deck

E ashtuquajtura frena e emergjencës ishte një masë e qeverisë e landeve për frenimin e pandemisë dhe ishte në fuqi nga fundi i prillit deri në fund të korrikut të këtij viti. Ajo parashikonte që nga një incidencë shtatëditore prej 100 infektimesh në 100.000 banorë në shkallë federate hynin në fuqi kufizime të kontaktit si edhe një orë e ndalimit të qarkullimit natën. Nga një incidencë prej 165 infektimesh në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh në shkolla ndalej mësimi me prezencë. Shumë qytetarë gjermanë panë në këtë ligj një ndërhyrje të palejueshme në të drejtat kushtetuese të qytetarit. Edhe partia liberale, FDP, që me gjasa është anëtare e qeverisë së re, kishte ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese kundër "frenimit të emergjencës."

Me të dyja vendimet e Senatit të Parë nën presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Stephan Harbarth politikës i jepet edhe një bazë ligjore për mënyrën se si do të veprojë në valën e katërt aktuale të pandemisë, me një numër të lartë infektimesh.

 

la/ag