291011 Libyen ICC
30 Tetor 2011"Ne ndodhemi në kontakt jozyrtar me anë të ndërmjetësuesve, " deklaroi Gjykata ditën e premte. Gjykata nuk bëri të ditur ku ndodhet Saif al-Islam. Kundër tij është lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar, me akuzën për krime kundër njerëzimit.
Saif al-Islam pati deklaruar së fundi se është i gatshëm t`i dorëzohet Gjykatës, dhe ka kërkuar për këtë qëllim t`i vendoset në dispizicion një avion. Nga rrethet e qeverisë kalimtare në Libi, u bë e ditur ditën e enjte se Saif al-Islam ka firkë për jetën e tij dhe kërkon siguri.
Prokurori i Hagës Luis Moreno- Ocampo tha se, ekzistojnë të dhëna se një grup mercenarësh janë të gatshëm ta dërgojnë Saif al-Islam në një vend afrikan, i cili nuk dëshiron ta dorëzojë atë. Prokuroria është duke parë mundësinë të kapë cdo avion që ndodhet mbi hapësirën ajrore të një vendi, i cili ka nënshkruar statutet e Gjykatës, në mënyrë që të zbatojë urdhërarrestin.
Saif al-Islam ka qenë princi trashëgimtar i sundimtarit autokrat, dhe mendohej se ai do të bënte përpjekjet reformuese. Por, thirrjet për gjak të tij gjatë kohës së kryengritjeve, i shuan këto shpresa.
"Ai thotë se është i pafajshëm dhe kërkon ta vërtetojë pafajësinë e tij në Gjykatës. Dhe është i shqetësuar sepse kërkon të dijë cfarë do të ndodhë kur t`i dorëzohet gjykatës. Kështu ne i thamë se këtë do e vendosin gjykatësit, megjithatë ne mendojmë se kemi dëshmi të forta."
Autor: BBC/ Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti