1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

GJND-ja shpalli ligjore pavarësinë e Kosovës & Konferenca ndërkombëtare për Afganistanin & Cameron në SHBA

23 Korrik 2010
https://p.dw.com/p/OSvK

Ngjarja kryesore e kësaj jave ishte bërja publike e mendimit këshilldhënës të GJND-së, e cila konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Serbi dhe në opinionin ndërkombëtar.

Një konferencë e tillë nuk ishte organizuar në Afganistan prej dekadash, me pjesëmarrës nga 70 vende dhe organizata të botës. Luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit, siguria, pjesëmarrësit në konferencë presin përparime konkrete në këto fusha, po a është në gjendje qeveria afgane t'i mbajë premtimet dhe afatet kohore? Hamid Karsai, presidenti i Afghanistanit është optimist.

Presidenti amerikan Barack Obama u takua të martën me kryeministrin britanik David Cameron. Në vizitën e parë zyrtare të Cameronit në SHBA tema qendrore ishin lufta në Afganistan dhe katastrofa e naftës në Gjirin e Meksikës. Në rend dite pati edhe tema të pëkëndëshme.

Autor: Esat Ahmeti/Pandeli Pani/Ralf Sina

Redaktoi: Bahri Cani