1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjithnjë e më shumë të huaj studjojnë në Gjermani

Hendrik Heinze/Angjelina Verbica19 Shtator 2012

Më shumë se 38.000 të huaj kryen me sukses studimet në vitin 2011 në Gjermani. Më shumë se kurrë më parë. Zoti Metz bën reklamë për studimet në Gjermani, ndërsa zonja Wu bën karrierë.

https://p.dw.com/p/16B2e
Studentët e huaj në Gjermani.
Studentët e huaj në Gjermani.Fotografi: picture alliance/ZB

Në fakt Ashley Haiying Wu vjen nga Shangai. Në Kinë ajo ka studjuar, pastaj ka punuar në një kompani elektronike. Pastaj iu dha mundësia të bënte një kurs të gjihës gjermane në Freiburg. Dhe pastaj ajo vendosi të studjojë edhe një herë në Gjermani: Inxhinieri industriale dhe të drejtë biznesi për kompanitë teknologjike në BTU Cottbus.

Ashley Haiying Wu
Ashley Haiying WuFotografi: privat

Ndërkohë Ashley Haiying Wu punon si inxhiniere dhe e ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave në gjigandin kinez të telekomunikacionit Huawei. "Unë kam fat", thotë ajo: "Ajo që unë kam mësuar në Cottbus për teknikën, ekonominë dhe të drejtën, me ndihmon shumë në profesion. Ne jemi një kompani kineze, por kemi të bëjmë çdo ditë me ligjet dhe normat gjermane. Studimi im ka qenë një bazë e mirë për këtë."

Në selinë evropiane të Huawei në Düsseldorf ajo drejton certifikimin për Evropën Perëndimore, pra kujdeset për respektimin e të gjitha standarteve në çështjet e cilësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë. Zonja Wu i kushton vemendje cilësisë.

Dy herë më shumë të diplomuar të huaj se në vitin 2004

Gjithnjë e më shumë të huaj veprojnë si Ashley Haiying Wu: Ata regjistrohen në universitete gjermane, studjojnë, japin provime. Dhe marrin më një fund një diplomë gjermane, qoftë diplomë ose mbrojtje doktorature. 38.332 të huaj kanë përfunduar në vitin 2011 studimin në Gjermani, aq shumë sa kurrë më parë. Ky numër është dyfishi i vitit 2004. Dhe katër herë më shumë se në vitin 1996.

Disa prej këtyre 38.332 kanë ardhur para maturës në Gjermani, ose janë lindur këtu, por janë qytetarë të një vendi tjetër. Të dhënat aktuale të zyrës federale të statistikave i paraqesin edhe këtë "gjermanë të arsimuar" si të huaj.

Studentët e huaj në Gjermani.
Studentët e huaj në Gjermani.Fotografi: picture-alliance/ZB

Një ndër dhjetë nga diplomat universitare e marrin të huajt

Megjithatë pjesa më e madhe kanë ardhur enkas për të studjuar në Gjermani. Shumica nga Kina me afro 5000 studentë të suksesshëm, të cilët mbajnë rekordin. Por edhe nga Turqia, Rusia, apo Polonia kanë ardhur shumë. Kameruni me më shumë se 700 diploma është ndër 20 vendet e para. të suksesshëm janë edhe një studente nga Malta një student nga Komoret dhe një nga Fixhi.

Një ndër dhjetë studentë, që morën një certifikate universitare në Gjermani në vitin 2011, ishte i huaj. Gjermania me 390 universitetet e saj është e preferuar dhe ajo bën diçka për këtë.

"Rekrutim" në Singapur dhe Sao Paulo

Sëren Metz nis të flasë në celular në gjuhë braziliane - por e kthen shpejt në një gjermanishte të rrjedhshme. 32-vjeçari jeton në São Paulo dhe punon atje për universitetin teknik të Mynihut si "Liaison Officer" apo përkthen si "ndërlidhës". Metz dhe kolegët e tij në Pekin, Mumbai, Singapur dhe së shpejti edhe në Nju York duan të tërheqin studentë të huaj në Mynih.

Rritja e numrit të studentëve të huaj.
Rritja e numrit të studentëve të huaj.

Metz prezanton TU München në panairet e shkollave të larta, apo në shkollat ndërkombëtare të vendit. Dhe në qoftë se një kimiste e re braziliane do të dijë, nëse TU München është universiteti i duhur për të, atëherë ajo mund t'i drejtohet natyrisht edhe Sëren Metz-it. Ai e ka zyrën në "Centro Alemão de Ciência e Inovação", në shtëpinë gjermane të shkencës dhe inovacionit në São Paulo. Këtu e kanës elinë edhe organizata të tjera gjermane, që mund të ndihmojnë për financimin e një studimi në Gjermani.

Bavarezi në Brazil?

Studimi i inxhinierisë në Gjermani ka një emër të mirë në Brazil, thotë Metz. Dhe TU München ka një emër të shkëlqyer në shkencat inxhinierike dhe natyrore. Sidomos për kurset universitare dhe programet për doktoratura Metz bën reklamë në vendin e bumit ekonomik Brazil. Sepse ai që do të studjojë që nga fillimi në Gjermani, duhet të dijë shumë mirë gjermanisht.

"Por kjo ndryshon krejtësisht, kur studjon në gjermani mastër", thotë Metz. "Oferta e programeve pasuniversitare, që mund të kryhen krejtësisht në anglisht, është shumë e madhe. Në TU München është ashtu si dhe në universitetet e tjera, pavarësisht nëse është fjala për master, apo për doktoraturën klasike. Dhe ne informojmë edhe lidhur me këtë."

Braziliani në Bavari!

Metz dhe kolegët e tij e quajnë punën e tyre "recruiting" - dhe me këtë shprehje nënkuptohet se TU München jo vetëm që i pranon studentët e huaj, por edhe i tërheq ato në mënyrë aktive.

Sören Metz
Sören MetzFotografi: privat

Por ai nuk ua bën vetëm brazilianëve të pëlqyeshëm Mynihun, por edhe anasjelltas. Nganjëherë ai duhet t'u shpjegojë mynihasve skeptikë, se çfarë janë në gjendje të bëjnë më mirë brazilianët. Si për shëmbull të bëjnë kërkime në kushte të vështira. Apo të sjellin perspektiva të tjera. "Kjo është veçanërisht e rëndësishme për programet universitare ndërkombëtare", thotë Metz, "se ato nuk kanë njohuri vetëm nga TU München, por edhe dije nga jashtë. Se janë njerëz të zgjuar, pavarësisht nëse vijnë nga São Paulo, apo Buenos Aires, apo nga Oberpfaffenhofen."