1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanët në Zvicër - Krah i lirë pune në sektorin e ndërtimit

Paskal Lechler1 Maj 2008

Rroga që gjermanët marrin në Zvicër shpesh është 4 ose 5 euro më e ulët se standarti minimal zviceran. Zviceranët kanë frikë se krahu i lirë i punës nga Gjermania mund të bëjë që të ulen rrogat edhe për ta.

https://p.dw.com/p/DrjH
Fotografi: AP

Kantieri i ndërtimit Uest Sajd në Bernë, është aktualisht projekti më i madh i ndërtimit në Zvicër. Këtu po ngrihet një megakompleks për kalimin e kohës së lirë me ndihmën e firmave gjermane dhe punëtorëve gjermane. Roland Hercog dhe kolegët e tij zviceranë nga sindikata Unia zhvillojnë rregullisht anketime në këtë kantier. Sipas Hercog vetëm shumë pak gjermane marrin rrogën minimale ashtu si muratorët zviceranë. "Kur bëhen kontrolle nëpër pikat e ndërtimit, në rreth 50% të tyre zbulohen shkelje apo thyerje të kontratave të rregullta të punës. Por kjo gjë ndodh edhe në sektorë të tjerë."

Kjo ndodh jo vetëm me muratorët, por edhe me bojaxhinjtë apo teknikë hidraulikë. Ata paguhen nën nivelin zviceran të pagës minimale në Zvicër. Në këtë vend ekzistojnë tarifa të caktuara të pagesës. Disa firma gjermane që ofrojnë punëtorë në mënyrë të paturpshme e injorojnë kontratën zvicerane të punës.

Historia e dy muratorëve gjermanë

Franku është një punëtor i paguar nën nivel. Ai vjen nga Bajroti dhe punon për një subfirmë gjermane, dhe tregon se ka rrogë normale gjermane. Ai veçse ka dëgjuar për pagën minimale në Zvicër. Por vetëm e kam dëgjuar. "Firma gjermane që më ka sjellë këtu më thotë se çdo gjë është në rregull. unë paguhem me 11,50 Euro ora. Pra këto nuk janë as 18 franka", tregon ai.

Bern Stadtansicht Bundesplatz
Kosto e lartë jetese në BernëFotografi: picture-alliance/ dpa

Me këto para Franku mund të jetonte në Gjermani. Por në Zvicër jo. Kostoja e jetesës në këtë vend është shumë e lartë. Roland Hercog nga sindikata gjermane vetëm mund të tundë kokën. Një vështrim në tabelën zvicerane të tarifave për këtë sektor ta bën të qartë. Frank duhej të merrte 25 franka në orë, pra 15 Euro. Miku i Frankut, edhe ai gjerman Jani i afrohen grupit të sindikalistëve. Edhe ai nuk paguhet sipas standartit zviceran. Kontrata e tij ekziston që prej 10 vjetësh. Për rritje rroge as që bëhet fjalë. Kolegu zviceran Klaude i ka thënë se ai paguhet ndryshe Pas kësaju Jani u ankua tek punëdhënsi gjerman, por ai i tha se çdo ishte në rregull, sipas tyre. Ata janë të një firme gjermane dhe me këtë sqarohet gjithçka.

Roland Hercog thotë se asgjë nuk është në rregull. Ai tregon se kuadri ligjor e detyron një firmë gjermane që në Zvicër të paguajë sipas standartit të vendit. Prej dy muajsh dy punëtorët gjermanë i kanë shpallur luftë firmës Ata kërkojnë pagesën sipas standartit zviceran. Por punëdhënësi gjerman nuk pranon. Shumë punëtore nga Gjermania vinë në Zvicër, e punojnë larg familjes me rroga më të ulëta. Janë ata që po frikësojnë punëtorët zviceranë që prej hapjes së tregut të punës, se mund të vijë dita që ata vetë të paguhen më pak, si gjermanët.