1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania po shndërohet në shoqëri ekologjike? & Bullgaria tërheq diplomatët që kanë punuar për shërbimin informativ komunist 6 Vizitë në TV-NHK Tokio

8 Prill 2011
https://p.dw.com/p/10qIz

Fitorja e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet për landet Baden Würtemberg dhe Rheinland Pfalz dhe gatishmëria e rreth 60% të gjermanëve për të hequr dorë nga energjia bërthamore edhe në rast se u duhet që për këtë të përballen me kufizime shtron përpara politologëve pyetjen nëse Gjermania është shndërruar në një "eco-society" në një shoqëri ekologjike. Wolfgang Dick.

Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Mladenov tërheq 37 diplomatë të rangut të lartë nga bota e jashtme. Autoriteti për aktet e sigurimit të shtetit të Bullgarisë kishte zhvilluar hetime ndaj qindra bashkëpunëtorëve të ministrisë së jashtme dhe konstatoi në dhjetor të vitit të kaluar se shumë ambasadorë dhe diplomatë bullgarë kanë punuar më parë për shërbimin informativ komunist. Meqenëse tërheqjen e diplomatëve nuk e bëri presidenti Parvanov, siç e kërkon kushtetuta, ministri i jashtëm mori masat e tij. Aleksander Andrejev dhe Mirjana Dikic:

NHK është radio-televizioni publik japonez. Ai transmeton që prej vitit 1953 në shumë kanale radiofonike dhe televizive. Tepër të dëgjuara janë emisionet e NHK-së sidomos për shkak të njoftimeve për tërmetet. Silke Ballweg ishte për një vizitë në ambientet e NHK-së për të mësuar për mënyrën e raportimit rreth katastrofës.

Ballweg, Silke