1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania i mbetet besnike strategjisë në Afganistan

25 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLql


I ngarkuari i posacëm i OKB-së për Afganistanin, Tom Kënigs ka kërkuar angazhimin afatgjatë gjermanë në Hindukush. Pas një takimi me kancelaren Angela Merkel në Berlin, Kënigs tha se OKB-ja në këto momente të vështira është e interesuar që Gjermania dhe të gjitha vendet tjera partnere, të jenë të denja në kursin e tyre. Kancelarja gjermane kumtoi se është e bindur për strategjinë e drejtë gjermane në Afganistan. Merkel siguroi se Berlini zyrtar do të bëjë të gjitha që janë të mundura për lirimin e inxhinjerit gjerman të rrëmbyer javën e kaluar. Burimet e mediave gjermane në Kabul bëjnë të ditur se janë vendosur kontakte të rregullta me pengjemarrësit. Inxhinjeri gjerman është mirë, për kushtet në të cilat gjendet aktualisht.