1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Sulm me thikë në Mannheim, i dyshuari u plagos

31 Maj 2024

Disa vetë, midis tyre një oficer policie, u goditën me thikë, pasi një person sulmoi një protestë të krahut të djathtë në Mannheim, Gjermani.

https://p.dw.com/p/4gVYQ
Marktplatz - Tregu ne Manheim me police
Fotografi: Rene Priebe/dpa/picture alliance

Një oficer policie është mes të plagosurve në një sulm me thikë në qytetin gjerman të Manheim rreth mesditës të së premtes. Policia tha se një "armë zjarri është përdorur kundër sulmuesit", duke plagosur të dyshuarin. Ata shtuan se nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm për publikun.

"Reagimet e para, shërbimet e urgjencës dhe një helikopter shpëtimi janë aktivizuar”, thanë ata.

Sulmi ndodhi gjatë një demonstrate të krahut të djathtë, në një nga sheshet qendrore të Manheim-it. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë civilët që përpiqen të nënshtrojnë sulmuesin dhe ai godet me thikë një oficer policie. Një tjetër oficer policie përfundimisht qëlloi sulmuesin, ndërsa ai po luftonte me një burrë tjetër.

Motivi i sulmit ende i paqartë

Në një deklaratë në internet, policia tha se nuk mund të jepte menjëherë detaje mbi numrin e viktimave apo sa t­ë r­ënda jan­ë plagët e personave t­ë plagosur. Megjithatë, gazeta lokale Mannheimer Morgen citoi një zëdhënës të policisë të thoshte se një nga oficerët në vendngjarje ishte plagosur rëndë. Më vonë, agjencia e lajmeve DPA tha se oficeri i policisë po i nënshtrohej një operacioni.

Michael Stürzenberger, një kritik i hapur i fes­ë islame, ishte planifikuar të fliste në këtë ngjarje, e cila është pjesë e turneut të tij "Syt­ë e hapur". Organizata "Pax Europa” tha se në mesin e të plagosurve ishte edhe Stürzenberger, 59 vjeç.

Manheim - sheshi i rrethuar nga policia
Fotografi: Rene Priebe/dpa/picture alliance

Kryetari i bashkisë së Manheimit, Christian Sprecht, tha se ishte "pa fjalë" pas sulmit. Kryebashkiaku i krahut të djathtë u bëri thirrje njerëzve të mos spekulojnë për motivet e sulmit përpara se hetuesit të publikojnë p­ërfundimet e tyre.

Kancelari Scholz: sulmuesi duhet të dënohet "ashp­ër"

Duke komentuar sulmin në Mannheim, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se mendimet e tij ishin te viktimat e sulmit me thikë.

"Dhuna është absolutisht e papranueshme në demokracinë tonë”, tha Scholz. "Autori i sulmit duhet të dënohet ashpër"."Imazhet e këtij akti brutal dhune janë shqetësuese,” shkroi ai n­ë platform­ën X.

Nd­ërsa, Ministrja e Brendshme e Gjermanis­ë, Nancy Faeser, falënderoi ekipin mjekësor dhe efektivët e policisë të pranishëm në vendngjarje dhe u uroi shërim të plotë viktimave.

dj(dpa, Reuters, AP)