1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Qindra policë nën dyshim për qëndrime ekstremiste

5 Prill 2024

Rreth 400 policë gjermanë të landeve federale dyshohet se kanë qëndrime ekstremiste të djathta. I ngarkuari federal gjerman për policinë, Uli Grötsch, e quan rrezikun të lartë si kurrë më parë.

https://p.dw.com/p/4ePyi
Policë të një njësie speciale pranë automjeteve duke shkuar për të kontrolluar një shtëpi
Fotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance

Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e policëve gjermanë japë hapur procedura disiplinore apo hetime nën dyshimin për qëndrimeekstremiste të djathta dhe/apo bindjeve ideologjike konspiracioniste. Këtë e kanë raportuar mediat gjermane "Stern" dhe "RTL" duke iu referuar një pyetësori të 16 Ministrive të Brendshme të landeve në Gjermani. Shifra reale mendohet të jetë më e lartë, për shkak se Berlini, Meklenburg-Pomerania, Tyringjia, Bremeni nuk kanë dhënë shifra aktuale, thuhet.

Uli Grötsch duke folur para Bundestagut
I ngarkuari për Policinë, Uli GrötschFotografi: dts Nachrichtenagentur/IMAGO

I Ngarkuari Federal për Policinë, Uli Grötsch njoftoi se "jetojmë në kohë, kur ekstremistët e djathtë përpiqen me qëllim të destabilizojnë policitë. Sipas Grötsch, rreziku është i lartë si kurrë më parë. "Për të gjithë vendin. Dhe prandaj edhe për policitë."

"Rrezik i madh për demokracinë"

Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali Herbert Reul tha, se policet e policët që nuk respektojnë kushtetutën, por mbajnë qëndrime ekstremiste janë rrezik i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor." Këta njerëz nuk i duam në polici.

Protestues pro klimës në sfond, policia ruan aktivitetin në portin Mukran,
Protestues pro klimës në sfond, policia ruan aktivitetin në portin Mukran,Fotografi: Stefan Sauer/dpa/picture alliance

Hetime mbi raste ekstremizmi tek forcat e sigurisë në lande apo federatë ka pasur herë pas here. Në një raportim të vitit 2022 nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, u bë e ditur, se brenda tre vitesh nuk janë më në detyrë 327 punonjës të policisë, sepse kanë qenë të lidhur me prova me ekstremizmin e djathtë apo kane qenë pjesë e "Qytetarëve të Rajhut". Një raport tjetër të vitit 2023 pas akuzave për racizëm ndaj policisë, thuhet, se forcat drejtuese të policisë, të cilat janë konfrontuar me akuzat për racizëm tek policia, shpesh kanë reaguar duke thesuar se bëhet fjalë për raste të veçanta, shkruan media gjermane "tagesschau".

la/ag