1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Protesta kundёr ekstremizmit tё djathtё

22 Shkurt 2020

Pas sulmit vdekjeprurёs me motive raciste nё Hanau, mijёra vetё u mblodhёn pёr tё demonstruar kundёr nxitjes sё urrejtjes nga ekstremistёt e djathtё dhe denigrimit tё tё huajve.

https://p.dw.com/p/3YCRS
Deutschland Demonstration in Hanau nach Anschlag
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Arnold

Nё qendёr tё qytetit Hanau u mblodhёn tё shtunёn (22.02) nё Sheshin e Lirisё mijёra vetё pёr tё protestuar kundёr ekstremizmit tё djathtё. Shumё prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin "Duhet tё vriten njerёz qё tё ngriheni mё kёmbё?" apo "Tё drejta njeriu jo djathtistё." Organizatorёt e shoqatёs "Solidaritet nё vend tё Ndarjes" bёnё fjalё se u mblodhёn afёr 6.000 vetё.

Nё fjalimet e mbajtura u shpreh tronditja pёr vrasjet me motive raciste tё mёrkurёn nё mbrёmje. "Ne nuk duhet tё patologjizojmё vrasёsit", tha Patrucija Kovalska nga fushata "Jo me fund" nga Mynihur. Planifikimi dhe vrasja tregojnё njё logjikё tё mbrapshtё tё atentateve terroriste ekstremiste tё djathta edhe nё vende tё tjera. Shkak pёr kёtё ёshtё racizmi dhe antisemitizmi.

Deutschland Demonstration in Hanau nach Anschlag
Fotografi: picture-alliance/dpa/N. Armer

"Ata ishin tё gjithё fёmijё tё Hanaut"

Nё tubim ishin pjesёmarrёs edhe familjarё tё viktimave. Vrasjet janё njё akt barbar dhe sulm kundёr tё gjithё shoqёrisё, tha njё i afёrm i njё prej viktimave. Shoqёria duhet tё qёndrojё e bashkuar. "Plaga nuk ka pёr t'u shёruar, por solidariteti na ndihmon", tha njё tjetёr i afёrm. "Ne jemi bёrё tё gjithё viktima", tha njё pjesёmarrёs tjetёr. Viktimat ishin tё gjithё qytetarё gjermanё me sfond migracioni, por tё lindur e rritur nё Hanau. "Ata ishin tё gjithё fёmijё tё Hanaut", tha njё familjar.

Deutschland Demonstration in Hanau nach Anschlag
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Probst

Edhe nё Köln, Bonn, Düsseldorf, pavarёsisht karnaveleve, pati tubime tё mijёra njerёzve qё donin tё jepnin njё sinjal kundёr ekstremizmit tё djathtё e nё shenjtё kujtimit tё viktimave. Demonstrata tё tilla u zhvilluan edhe nё Dortmund dhe Bielefeld.

 

la/hf (epd, dpa, afp)