1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Dy gra përleshen për qentë

29 Dhjetor 2021

Dy pronare qensh u përleshën në lindje të Gjermanisë për shkak të qenve. Njëra prej tyre madje kafshoi tjetrën, ndërsa qentë i shikonin të habitur.

https://p.dw.com/p/44szr
Schlittenhunderennen im Tierpark Ströhen
Fotografi: picture alliance/dpa

Dy pronare qensh, njëra 27 dhe tjetra 51-vjeç, u përfshinë në një përleshje, e cila kulmoi kur njëra nga gratë kafshoi  tjetrën, ndërkohë që qentë e tyre "thjesht i shikonin", tha policia.

Ngjarja ndodhi në landin e Tyringjisë, në lindje të Gjermanisë.

Shkak i sherrit ishte sipas policisë sjellja e 51-vjeçares ndaj qenit të saj, e cila sipas 27-vjeçares nuk ishte korrekte.

BG | Peru Lima  Hunde im Weihnachtskostüm
Fotografi: ANGELA PONCE/REUTERS

Sipas njoftimeve 27-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur qenin e saj, kur pa 51-vjeçaren e cila po e godiste qenin e saj, që nuk po i bindej. 

Gruaja 27-vjeçare filloi ta shante 51-vjeçaren dhe t'i kërkonte llogari për përdorimin e ndëshkimit trupor ndaj qenit. Më pas pasoi një sherr gjatë të cilit dy pronaret e qenve përfunduan duke u goditur njëra-tjetrën.

Gjatë përleshjes, mësohet se e moshuara u rrëzua dhe e kafshoi 27-vjeçaren në pulpë. Ajo ia nguli e dhëmbët aq for sa i shkaktoi plagë.

"Qentë vetëm e ndoqën përleshjen mes dy grave, por nuk u përfshinë në të duke kafshuar” njoftoi policia gjermane.

Gratë do të përballen tani me ligjin nën akuzën për lëndim fizik.