1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Mashtrime nga ndihmat e shtetit për Coronën

19 Shkurt 2022

Faqe të rreme interneti, kompani fantazëm dhe truke të tjera. Në Gjermani kanë nisur hetimet për më shumë se 26.800 raste kundër personave të dyshuar se kanë përfituar me mashtrime ndihma nga fondi urgjent për Coronën.

https://p.dw.com/p/47G37
Symbolbild | Coronavirus Soforthilfe Betrug
Fotografi: K. Schmitt/Fotostand/picture alliance

Prokurorët gjermanë kanë nisur hetime në më shumë se 26,800 raste për mashtrime me ndihmat urgjente për Coronën - dhe pritet që të ketë edhe shumë më tepër raste të tilla. Deri tani përllogaritet se dëmi është shkon në më shumë se 217 milionë euro, njofton gazeta Handelsblatt.

Virenalarm
Fotografi: picture alliance

Truket e mashtruesve janë të ngjashme: Për të marrë ndihmë urgjente në kuadë të ndihmës për shkak të pandemisë Corona, mashtruesit bënin kërkesë për fonde ndihme për sipërmarrje dhe kompani që në momentin kur qeveria shpalli programin e ndihmave nuk ekzistonin më. Sipërmarrës të tjerë kanë aplikuar në emër kompanish ekzistuese, por i transferuan paratë nga subvencionet në llogaritë e tyre private ose në llogari të kompanisë, por i kanë përdorur për qëllime private, në kundërshtim me rregulloren për ndihmat urgjente për Coronën.

Symbolbild Cyberkriminalität Corona
Fotografi: Fotostand/K. Schmitt/picture alliance

Prokuroria e Bremenit njofton për një mashtrim zë veçantë i cili ka shkaktuar bujë: mashtruesit postonin në internet shpallje pune për pozicione që nuk ekzistonin. Me ndihmën e të dhënave personale të mbledhura nga punëkërkuesit, ata aplikonin në emër të tyre për fonde ndihme për Coronën.

Berlini kryeson listën e mashtrimeve

Rastet më të shumta të mashtrimeve janë në Berlin. Grupi hetimor i përbërë nga 30 vetë po heton aktualisht 8.672 raste. Për shkak të mungesës së kapaciteteve janë ende në pritje hetimet për mbi 9,000 raste të tjera dyshimesh për mashtrime për të marrë ndihmë urgjente për Coronën. Sipas shefes së policisë të Berlinit, Barbara Slowik, 285 raste ishin të lidhura edhe me spektrin islamik.

Deutschland | Razzien | Rechtsextreme Chats bei Polizei in NRW
Fotografi: Roland Weihrauch/dpa/picture alliance

Dëmi i mundshëm që i është shkatuar deri tani shtetit prej mashtrimeve të mësipërme në Berlin është mbi 118 milionë euro - më shumë se gjysma e dëmit në mbarë Gjermaninë.