1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Incidencat janë "dy apo tri herë më të larta!"

19 Nëntor 2021

Shifrat dramatike për incidencat e koronavirusit vijnë nga Instituti Robert Koch (RKI). Presidenti i këtij instituti Lothar Wieler deklaron: Gjendja faktike është shumë më keq. Do të bëhet "edhe më e zymtë".

https://p.dw.com/p/43Ces
Weitere Entwicklung in der Corona-Pandemie
Fotografi: picture alliance/dpa

"Do të kemi vërtetë një festë të tmerrshme Krishtlindjesh, nëse nuk marrim masa tani", tha Lothar Wieler. Presidenti i RKI-së, i cili paraqet një gjendje dramatike të situatës me koronavirusin në Gjermani. Numri i infektimeve të reja rritet vazhdimsiht dhe mund të jetë shumë më i larta nga sa dihet. ëieler bën të qartë, se ka kohë që nuk regjistrohen më të gjitha rastet. "Mosregjistrimi i rasteve po shtohet."

Megjithatë ka edhe masa kundër. Komisioni Përherhsëm i Vaksinimit (Stiko) rekomandon që personat mbi 18 vjeç të vaksinohen sërish për rifreskim kundër COVID-19. Vaksinimi i ashtuquajtur Booster duhet të bëhet me një distancë kohore gjashtë muaj pas vaksinës së dytë, njofton Stiko. Ndërkohë në Gjermani janë vaksinuar rreth 4,8 milionë vetë për herë të tretë - 67,8 përqind e popullsisë është e vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit.

"Gjendja e zymtë"

Të enjten (18.11) RKI njoftoi shifrën më të lartë të infeksioneve të reja me 65.371. Incidenca shtatëditore ka arritur gjithashtu nivelin më të lartë me mbi 340 për 100.000 banorë në shtatë ditë (ndë. Por përveç infeksioneve të reja që regjistrohen çdo ditë ka edhe dy ose tri herë më shumë raste të paregjistruara, thotë presidenti i RKI në një diskutim online me kryeministrin e landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Së fundi kanë ndërruar jetë 0,8 përqind e të sëmurëve. Nga të infektuarit sot javët e ardhshme mund të vdesin mbi 400 vetë. "Këtë nuk mund ta ndryshojmë më."

Numri i pacientëve të sëmurë rëndë me COVID po rritet, për njerëzit me hemoragji cerebrale apo të tjera sëmundje të rënda në spitale të ndryshme ndonjëherë duhet pritur deri në dy orë për të gjetur shtrat në pavione të shërimit intensiv. "përkujdesja ndërkohë në të gjitha landet nuk i përgjigjet nomës." E situata mund të shkojë edhe më keq. "Parashikimet janë tëpër të zymta", tha Wieler.

Kryeministri i Renanisë Veriore-Vestfalisë Hendrik Wüst deklaron me tone të ngjashme: "Ne në këtë pandemi kemi arritur fare pranë gjendjes, që nuk deshëm asnjëherë të krijohet, konkretisht që spitaleve t'u duhet të vendosin, se kush duhet trajtuar më parë", tha politikani kristiandemokrat për edicionin e lajmeve Tagesthemen në ARD.

"Nuk ka shkas për panik"

Më pak dramatike e sheh situatën kryetari i shoqatës së mjekëve të arkave publike të shëndetësisë Andreas Gassen: "Gjendja është e vështirë, por nuk ka shkas për panik". Sipas tij, spitalet dhe klinikat e mjekëve të familjes janë prej muajsh të mbingarkuara. Por faturat e pagesave janë më të pakta krahasuar me periudhën e pikut të valës së tretë të koronavirusit. "Ka ende rezerva të mjaftueshme", thotë Gassen.

rb/fab (AFP, dpa, Reuters)