1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Hap politik drejt kanabisit

Matthias von Hein.4 Shkurt 2015

Lehtësimi i konsumit të kanabisit për të sëmurët rëndë nuk është një ndryshim rrënjësor në politikë, por ky do të vijë, mendon Matthias von Hein.

https://p.dw.com/p/1EVDI
Fotografi: Fotolia/Opra

Vetëm një hap i vogël, por në fund të fundit në drejtimin e duhur: E ngarkuara e qeverisë gjermane për drogat, Marlene Mortler dëshiron, që në të ardhmen përdorimi i kanabisit për të sëmurët rëndë të paguhet nga sigurimet shëndetësore "Më shumë njerëz se deri tani duhet të kenë mundësinë për të marrë kanabis si mjekim," tha Mortler për gazetën "Die Welt".

Politikania e CSU-së i përgjigjet kështu një qëndrimi në rritje të popullsisë. Sipas një sondazhi nga Shoqata e Gjermane e Kanabisit së bashku me Infratest dimap mbi 80 për qind e të anketuarve duan që pacientët ta kenë mundësinë e konsumit të kanabisit për arsye shëndetsore. I njëjti studim arriti po ashtu në përfundim se shumica dërrmuese e gjermanëve e sheh me kritikë luftën globale kundër drogave. Vetëm një në pesë nga të anketuarit e sheh luftën e shteteve kundër drogave të paligjshme si të suksesshme.

Fronti i ndalimit po lëkundet

Si bazë për ndalimin global të drogave shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara për Drogat që e kanë nënshkruar 184 shtete. Kjo konventë lejon përdorimin e kanabisit vetëm për qëllime mjekësore ose shkencore. Por ky ndalim botëror po lëkundet. Uruguaji ishte vendi i parë në botë që e legalizuar plotësisht kanabis, nga prodhimi deri në konsum. Vende të tjera të Amerikës së Jugut duken të interesuara për eksperimentin në Uruguai - Kili p.sh. ku lejohet kultivimi i marijuanës mjekësore. Modeli shtypës ka dështuar, mendon Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos si dhe homologu i tij nga Ekuadori. Dhe në Meksikë, lufta për drogën ka arritur përmasat e luftës civile, të paktën për sa i takon dhunës atje, mbi 100,000 vetë janë bërë viktima të luftës së drogës që nga viti 2006.

Matthias von Hein
Matthias von HeinFotografi: DW

Edhe në SHBA, për vite motori kryesor i luftës sa të kushtueshme aq dhe joefektive kundër drogës, ndryshimi duket e pandalshëm. Atje jetojnë rreth 18 milionë vetë në shtete ku marijuana është plotësisht e legalizuar. Me efekte interesante anësore: Në Kolorado të ardhurat tatimore nga biznesi i legalizuar i kanabisit ishin në vitin 2013 rreth 30 për qind më të lartë se ato nga shitja e alkoolit. Dhe tani fonde të mëdha ofrojnë kapital rreziku për biznesin e marihuanës. Ndër investitorët bëjnë pjesë, për shembull, Peter Thiel, bashkëthemeluesi i PayPal dhe një investitor i hershëm i Facebook dhe Spotify.

Nuk ka ulje as të ofertës dhe as të kërkesës

Pas dekadash represioni po bëhet gjithnjë e më e qartë se lufta kundër drogave ka dështuar. Ajo nuk e ka reduktuar as ofertën dhe as kërkesën. Në vend të kësaj ka majmur krimin e organizuar. Dhe ka kriminalizuar miliona konsumatorë. Vetëm në grupin e nën-25 vjeçarëve në Gjermani, pothuajse gjysma kanë pasur tashmë përvojë me kanabis. Në përgjithësi, grupi i konsumatorëve të rregullt në Gjermani vlerësohet të jetë mes tre dhe shtatë milion. Sepse këta njerëz janë me një këmbë në burg, tani nuk mund t'i shpjegohet më askujt. Rreth gjysma e profesorëve gjermanë të së Drejtës Penale e konsiderojnë Ligjin e Lëndëve Narkotike si jokushtetues. Përveç juristëve edhe shumë ekspertë si mjekë, ekspertë të lëndëve narkotike dhe madje edhe policia mendojnë se Ndjekja penale është mjet i gabuar për të luftuar drogën dhe abuzimin me drogën. Dhe ngadalë bindjet ekspertëve po depërtojnë dhe në mendjet e politikanëve.

Kanabisi nuk është aspak i padëmshëm - ashtu si dhe drogat e tjera, si alkooli. Por ideali i një shoqërie pa droga është një iluzion nuk mund të realizohet as përmes masave policore edhe as në një mjedis jashtëzakonisht të kontrolluar si burgjet. Por nëse tregu i drogës nuk mund të ndalet, atëherë ai duhet të rregullohet dhe kontrollohet. Dhe duhet të sigurohet minimizimi i rrezikut. Si prirja e madhe dhe arsyeja tregojnë në këtë drejtim. Zonja Mortler duhet të bëjë më shumë.