Gjermani: Greva për mbrojtjen e klimës në prag të zgjedhjeve
25 Shtator 2021Nën moton "Të gjithë për klimën" në mbarë botën të rinj dhe mbështetës të lëvizjes morën pjesë në grevën globale në rrugë për mbrojtjen e klimës. Vetëm në Gjermani, sipas organizatorëve, janë zhvilluar manifestime dhe demostrata në më shumë se 470 sheshe.
Në pankartat me mbishkrimet "Ne jemi të rinj dhe na duhet bota" kryesisht të rinjtë e lëvizjes Fridays-for-Future donin të tërhiqnin vëmendjen duke bërë të qartë, se "kriza e klimës është problemi më i madh i këtij shekulli" dhe se "koha nuk pret për të parandaluar dëmet e pariparueshme që shkakton ngrohja e planetit". Ky ishte aksioni i tetë mbarë botëror i Fridays for Future që nga viti 2019.
Protestës iu bashkuan edhe organizata të shoqërisë sivile si shoqatat për mjedisin apo kishtare, sipas të dhënave të lëvizjes Fridays for Future. Gjithashtu mbi 4000 sipërmarrje kanë premtuar mbështjen e tyre.
Manifestimet më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, Freiburg, Këln e Berlin. Vetëm në Berlin policia bën fjalë për një numër pjesëmarrësish në disa dhjetra mijë vetë të mbledhur përreth kuartierit qeveritar. Vet organizatorët thonë se kanë protestuar rreth 100.000 vetë. Në mbarë federatën pjesëmarrja në protesta, sipas tyre, ka qenë rreth 620.000 vetë.
Kërkesa kryesore e aktivistëve janë masat më të forta në mbrojtje të klimës, për ta kufizuar në rreth 1,5 gradë Celsius ngrohjen globale. Kjo normë i përgjigjet objektivit të Marrëveshjes për Klimën të vitit 2015 në Paris.
"Asnjë parti nuk e ka normën 1,5 gradë në program"
Greva për klimën para zgjedhjeve parlamentare kishte edhe një qëllim, që të rritet trysnia ndaj partive, në mënyrë që ato të aktivizohen ndaj krizës s ëklimës. Gjermania vitet e fundit në mënyrë të përsëritur nuk ka mundur t'i arrijë synimet e veta konform marrëveshjes për uljen e emisioneve të dioksdisit të karbonit që ndikon në krijimin e efektit serë në atmosferë.
Debati televiziv i kandidatëve kryesorë të enjten n ëmbrëmje tregoi, se "partitë flasin për 1,5 gradë, por asnjëra prej tyre nuk e ka të formuluar këtë objektiv në programin e vet", shkruan dega në Gjermani e Fridays for Future në një thirrje për protestë të postuar në Twitter.
"Politika injoron paralajmërimet e shkencës edhe në vitin 2021, por nukmund të na injorojë ne që dalim në rrugë", tha aktivistja Luisa Neubauer nga seksioni gjerman i kësaj lëvizjeje. Periudha e ardhëshme legjislative në sfondin e masave të domosdoshme për klimën "nuk është thjeshtë një periudhë katër vjeçare, që bëhet politikë", tha Neubauer. Vendimet, që merren, duhet të kenë efekt ndaj "dekadave të ardhëshme".
Carla Reemstma nga Fridays for Future Gjermani, i tha DW-së, se kriza e klimës deri tani nuk është trajtuar si një krizë e mirëfilltë nga politika. "Shumica e partive politike në vend që ta bëjnë këtë e nxisin edhe më shumë këtë krizë me ndërtimin e centraleve të reja, autorstradave apo linjave të reja naftësjellëse", tha Reemstma.
Në Berlin nismëtarja e lëvizjes, suedezja Greta Thunberg deklaroi, se: "Kriza e klimës nuk mund të zgjidhet vetëm me politikë partiake. Edhe ne duhet të jemi qytetarë aktivë demokratë dhe të dalim në rrugë e të kërkojmë të merren masat e duhura." Gerta Thunberg e quajti Gjermaninë si ndër mëkataret e mëdha, e katërta në rend, sa u përket emisioneve CO2 në atmosferë.
Kandidati socialdemokrat për kancelar Olaf Scholz e vlerësoi të drejtë protestën për më shumë mbrojtje ndaj kilmës. Scholz shkruan në Twitter, se është mirënjohës për angazhimin e Fridays for Future.
Kandidatja e ekologjistëve për kancelare Annalena Baerbock në prag të një demonstrate në Këln hyri në bisedë me aktivistët e mjedisit.
Kandidati krisitiandemokrat për kancelar Armin Laschet iu drejtua me një video-mesazh protestuesve të Fridays for Future. Sipas tij, është e qartë, që Gjermania duhet të jetë më e shpejtë dhe më mirë e angazhuar për mbrojtjen e klimës. Qëllimi është, sipas Laschet, që në mbarë botën sa më shpejt të arrihen objketivat për klimën. Kjo është një detyrë që mund të zgjidhet në nivel global.
Shoqata e mësuesve tërheq vëmendjen për detyrimin për t'u paraqitur në mësim duke e kritikuar bojkotimin e mësimit për protestë nga Fridays for Future. Detyrimi për shkollën njuk duhet të shfuqizohet për aksiione politike, tha për mediat presidenti i shoqatës së arsimtarëve Heinz-Peter Meidinger. Sipas tij në rast të kundërt cënohet neutraliteti i shtetit, që është përgjegjës për funksionimin e shkollave.
Protest për më shumë mbrojtje të klimës zhvillohen në mbarë botën.
Lëvizja Fridays for Future u themelua përpara dy vjetësh. Duke ndjekur shembullin e nxënëses suedezs Thunberg në mbarë botën u organizuan greva nëpër shkolla, për të tërhequr vëmendjen, se koha nuk pret për të shmangur dëmet e parikuperushme që shkakton kriza e klimës për planetin. Në shtator 2019 u zhvilluan demonstrata masive në mbarë botën, sipas organizatorëve atëherë dolën në protestë rreth 1,4 milionë njerëz vetëm në Gjermani.
cw/gri (afp, dpa, epd)