Gjermani: Ekstremistë të djathtë tek autoritetet e sigurisë
15 Maj 2022Raporti i fundit i prezantuar nga ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser dhe presidenti i Mbrojtjes Kushtetuse, Thomas Haldewang jep të dhënat për gjendjen e ekstremizmit të djathtë brenda autoriteteve të sigurisë në tre vitet e fundit.Aty janë konstatuar 327 raste punonjësish me lidhje me skenën ekstremiste të djathtë apo me skenën e "Reichsbürger", individëve refuzues të shtetit gjerman. Rastet e futura në raport janë ato të konfirmuara si edhe ato me dyshime konkrete që kalojnë nëpër procedurë verifikimi. Ajo që është vëzhguar ka qenë pjesëmarrja e punonjësve në aktivitete të ekstremistëve, kontaktet me partitë ekstremiste, apo thirrjet "Heil Hitler"- Edhe pse disa persona kanë qenë aktiv në grupe chat-i, në të cilat janë ndarë përmbajtje ekstremistësh të djathtë, ky raport nuk ofron të dhëna për një rrjet ndërrajonal të ekstremistëve mes autoriteteve të sigurisë.
"Rrezik për shtetin e së drejtës dhe demokracinë"
Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser u shpreh pas publikimit të raportit, se nëse dëmtohet nga brenda integriteti i autoriteteve të sigurisë, "atëherë kjo është e rrezikshme për shtetin e së drejtës dhe demokracinë." Por megjithatë Faeser theksoi se "shumica dërrmuese e punonjësve në shërbimin publik vepron plotësisht në përputhje me kushtetutën. Bëhet fjalë të identifikohen ata, ku ka të dhëna, për përpjekje ekstremiste, sidomos në sektorin e autoriteteve të sigurisë." Presidenti Mbrojtjes Kushtetuese, Thomas Haldenwang e shikon si "tronditëse" numrin e armiqve të demokracisë tek autoritetet e sigurisë. Ai do ta ndryshojë sa më shpejt këtë gjendje.
Problematike mbetet në Gjermani edhe dhuna e motivuar politikisht. Në raportin e fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës të javës së kaluar, vihet re se pandemia solli rritje të kriminalitetit politik. Shumica e veprave penale lidhen me protestat kundër masave të Coronës që nga dëmet materiale dhe shkeljet e së drejtës së grumbullimit deri tek vrasja. Ministrja e Brendshme Faeser e cilësoi këtë raport një "matës të intesitetit të konflikteve shoqërore"- Ekspertët kanë konsattuar shpesh lidhje me ekstremizmin e djathtë të skenës së protestave kundër masave të Coronës, megjithëse duhet theksuar, se kjo skenë është e përzier.
Rastet më të shumta tek shërbimi informativ ushtarak
Kurse në lidhje me ekstremizmin tek autoritetetet e sigurisë, ajo që i ka rënë në sy Mbrojtjes Kushtetuese, organi që ka mbledhur të dhënat e raportit, kanë qenë lidhjet e shumta të punonjësve të kategorizuar si ekstremistë të djathtë me parti e aktorë ekstremistë të djathtë si edhe me organizata të skenës së huliganëve dhe sporteve luftarake, që konsiderohen si "ekstremizëm i djathtë subkulturor"- Në hapësirën kohore trevjeçare 2018-2021 u vunë re aktivizime të tilla të 860 punonjësve. Në radhët e Shërbimit Informativ Ushtarak, që përfshin 242.000 ushtarë të Bundeswehrit dhe civilë janë zbuluar edhe rastet më të shumta, 83 ekstremistë të djathtë. Tek Policia Federale që numëron më shumë se 54.000 punonjës ranë në sy 18 ekstremistë të djathtë, në organe të tjera të sigurisë rastet kanë qenë shumë më të pakta.
Presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese u shpreh se "rreziku më i madh për demokracinë dhe sigurinë në Gjermani vjen nga ekstremizmi i djathtë. Mbrojtja Kushtetuese i është dedikuar me të gjithë ekspertizën e saj planit të aksionit. Po punojmë me intensitet për të shkatërruar rrjetet ekstremiste të djathta. edhe duke zbardhur aktivitetet e tyre financiare. Ne duam të çarmatosim hap pas hapi ekstremistët e djathtë dhe të largojmë armiqtë e kushtetutës nga administrata publike", është shprehur Haldeëang.
Me ekstremizmin tek autoritetet e sigurisë është marrë intensivisht në legjislaturën e kaluar edhe një komision parlamentar kontrolli i Bundestagut. Shkas për këtë u bë rasti i oficerit Franco A., i cili akuzohet, se kishte planifikuar atentate kundër politikanëve. Franco A. kishte marrë një identitet të rremë si refugjat sirian, që pas një sulmi të hidheshin dyshimet mbi refugjatët, dhe me këtë të tronditej besimi i qytetarëve tek politika e azilit të qeverisë. A. u arrestua në Aeroportin e Vjenës, kur dontë të nxirrte një pistoletë nga një vend i fshehur në banjot e aeroportit. Nuk dihet, se çfarë kishte planfikuar të bënte ai me armën.
la/tgsch/dw