Gjermani: Së shpejti në qarkullim memuaret e Angela Merkel
16 Maj 2024Kujtimet e ish-kancelares gjermane Angela Merkeldo të publikohen më 26 nëntor, njoftoi në fillim të javës shtëpia botuese Kiepenheuer & Witsch. Kujtimet e saj vijnë gati tre vjet pas përfundimit të mandatit 16-vjeçar dhe do të rradhiten në rreth 700 faqe.
Çfarë dimë për kujtimet e Merkelit
Libri, i titulluar "Liria. Kujtimet 1954 - 2021", do të botohet në mbi 30 vende, thanë Kiepenheuer & Witsch.
Në kujtimet, Merkel rrëfen "jetën e saj në dy shtete gjermane — 35 vjet në Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar," thanë botuesit. Merkel lindi në Hamburg, Gjermaninë veriperëndimore, në vitin 1954, por u transferua me familjen e saj në ish- Gjermaninë Lindore .
Ajo e shkroi librin me menaxheren e saj të zyrës dhe këshilltaren politike, Beate Baumann.
"Çfarë është liria për mua? Kjo pyetje më ka munduar gjithë jetën," tha Merkel në një deklaratë pas njoftimit.
Liri është "të mos ndalosh së mësuari, të mos qëndrosh në vend, por të lejohesh të shkosh më tej, edhe pas largimit nga politika”, tha ajo.
Angela Merkel ishte kancelare gjermane që nga viti 2005. Janë disa momente kryesore në mandatin e saj të gjatë që e çuan vendin në një periudhë ndryshimesh të jashtëzakonshme.
Merkel ndoshta qendron me profil të ulët, pasi raporti në kohën e qeverisjes së saj me Rusinë ngjalli kritika të reja.
Që nga lënia e detyrës ajo ka qëndruar jashtë debateve politike dhe larg zhvillimeve në partinë e saj të qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CDU).
Merkel, e cila ishte "Gruaja më e Fuqishme në Botë" nga revista Forbes për 10 vjet rresht, ishte në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës midis 2005 dhe 2021.
Ajo është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë.
Megjithatë, trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika që nga largimi i saj nga politika, veçanërisht për qasjen e saj ndaj Moskës si dhe varësisë së Gjermanisë ndaj gazit rus.