1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjenerali Karsdorf kërkon më shumë ushtarë në Afganistan

11 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BelL

Komandanti i trupës mbrojtëse ndërkombëtare për Afganistanin, gjeneralmajori, Bruno Kasdorf, ka kërkuar më shumë ushtarë të stacionuar atje.Për agjensinë gjermane të lajmeve,dpa , ai tha se me 40 mijë burra është e pamundur aktualisht të krijohet siguri në të gjithë zonat e vendit.Kjo është e domosdoshme për rindërtimin e Afganistanit. Se sa ushtarë më tepër janë të nevojshëm, Kasdorf nuk dha hollësi.Në muajin e ardhshëm, Bundestagu do të votojë për një zgjatje të mandatit të ushtarëve në Afganistan.