1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja në Pakistan - Buto anullon vizitën në Dubai

1 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/BzvB

Pas përhapjes së fjalëve për vendosjen eventualisht të gjendjes së jashtëzakonshme në Pakistan, udhëheqësja e opozitës, Benazir Buto anulloi vizitën për në Dubai. Ajo tha, se partia e saj në asnjë rrethanë nuk e mbështet vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Rrugëdalja e vetme nga kriza aktuale janë zgjedhjet e lira. Buto donte të takohej në Dubai me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Ish-kryeministrja pakistaneze gjatë viteve të emigracionit ka jetuar në Dubai dhe në Britaninë e Madhe. Të premten gjykata supreme e Pakistanit vendos, nëse është ose jo në përputhje me kushtetutën rizgjedhja e presidentit Pervez Musharaf.