1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja humanitare në Gaza "tmerruese"

Jennifer Fraczek/Angjelina Verbica21 Korrik 2014

Qindra të vdekur dhe të plagosur, për më tepër pa rrymë dhe ujë. Situata në Gaza është katastrofike. Dhe organizatat e dihmës bien vetë mes dy zjarresh.

https://p.dw.com/p/1Cg4P
Fotografi: AFP/Getty Images

Më shumë se 400 vetë janë vrarë që prej fillimit të ofensivës ushtarake në Rripin e Gazës, njoftojnë burimet palestineze. Sulmi më i ashpër deri tani, në Saxhaia, një periferi e Gazës, u mori jetën disa dhjetëra njerëzve, qindra vetë u plagosën. Në Saxhaia të shtunën duhej të mbahej një armëpushim dyorësh, me qëllim që ndihmësit të mund të mblidhnin të vdekurit dhe të kujdeseshin për të plagosurit. Por as ky armëpushim i shkurtër nuk u respektua.

Por pa armëpushim organizatat e ndihmës nuk mund ta bëjnë punën e tyre. Që prej fillimit të luftimeve shumë prej tyre i kanë tërhequr punonjësit nga zona e luftimeve, sepse edhe forcat e shpëtimit bien shpeshherë mes zjarreve.

Gati fare pa ujë dhe pa energji elektrike

Ndihma është urgjentisht e nevojshme, situata në Gaza ësthë shkatërrimtare, thotë koordinatori i ndihmës së organizatës humanitare Care, Theo Alexopoulos. Uji i pijshëm po mbaron, nuk ka rrymë elektrike, rrjeti i komunikimit nuk funksionon siç duhet. Të plagosurit, ndër ta edhe gra dhe fëmijë, nuk mund të marrin kujdesin e duhur, kudo janë shkatërruar ndërtesa, "në rrugë ka panik", thotë Alexopoulos. "Infrastruktura mjekësore është e mbingarkuar plotësisht dhe është duke u shkatërruar."

Ambulancat shpesh nuk kalojnë dot për të shkuar tek të plagosurit, për shkak të rrugëve të bllokuara dhe sepse ndihmësit nuk duan të udhëtojnë përmes breshërit të bombave. Shumë të plagosur hiqen zvarrë vetë deri në spital. Një mjek i spitalit Shifa në qendër të qytetit të Gazës i tha agjencisë së lajmeve AFP: "Kjo është situata më e keqe, që kam parë ndonjëherë."

Gaza qëllohet pa ndërprerje nga ushtria izraelite.
Gaza qëllohet pa ndërprerje nga ushtria izraelite.Fotografi: Reuters

#link:http://www.care.de/home/:Organizata humnaitare Care ka ndërkohë 12 punonjës në Gaza. Si në rastin e organizatave të tjera humanitare më shumë njerëz do të ishin në gatishmëri, sikur armëpushimet të ishin më të gjata. Po të shkojnë në Gaza, rrezikojnë vetë jetën, nga ana tjetër banorët e Gazës nuk dalin dot jashtë. "Ata janë të bllokuar në Gaza", thotë Theo Alexopoulos. Shumë prej tyre nuk kanë më as shtëpi. Sipas të dhënave të OKB-së 1370 banesa janë shkatërruar ndërkohë në Gaza, 20.000 njerëz janë dëbuar. Ata duhet të përpiqen, të strehohen tek të afërmit dhe të njohurit. Një punonjës i organizatës Care, thotë Alexopoulos, jeton ndërkohë në shtëpinë e tij së bashku me 60 njerëz të tjerë.

Shkelet armëpushimi

Zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëar tël Kryqit të Kuq, Nadia Disdy, thotë se është e tmerrshme në äfarë mase dëmtohen njerëzit dhe infrastruktura e domosdoshme për jetën. "Ndihmësit tanë në Gaza njoftojnë se shumë territore qëllohen vazhdimisht. Ofensiva nga toka rrezikon jetën e dhjetëramijëra civilëve", thotë ajo. Skuadrat e ndihmës së Kryqit të Kuq punojnë pa ndërprerje, ata kujdesen kryesisht për të plagosurit e shumtë. "Por është e vështirë, për shkak të mungesës së sigurisë dhe luftimeve të vazhdueshme", thotë Didsy.

#b#Armëpushimi i së dielës ishte ndërmjetësuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe duhej të zgjaste dy orë, që nga ora 12:30. Një orë pas shpalljes zyrtare të tij, sipas të dhënave të forcave ushtarake izraelite, armëpushimi u ndërpre sërish. Ushtria reagoi ndaj "goditjeve të Hamasit" duke "kundërgoditur", tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Për Theo Alexopoulos është e diskutueshme se çfarë mund të bëhet brenda dy orëve. "Kjo është një dritare shumë, shumë e vogël kohore", thotë ai. "Brenda dy orëve nuk mund të bëhet shumë gjë."