1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazetari gjerman i rëmbyer në Afganistan sërish i lirë

25 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BM0t

Gazetari gjerman i rëmbyer në Afganistan, sipas të dhënave të një guvernatori, është liruar sërish. Edhe përkthyesi i tij nuk ndodhet më në duart e pengmarrësve, njoftoi guevernatori afgan. Më parë qeveria e provincës Kunar, në lindje të vendit, njoftoi, se është rëmbyer një reporter dhe dy shoqëruesit e tij afganë. Fjala ishte për rëmbimin e bashkëpunëtorit të revistës së Hamburgut "Stern". Para një jave në Afganistan u rrëmbyen edhe dy inxhinierë gjermanë. Njëri prej tyre ka vdekur, kufoma e tij pritet të sillet sot në Gjermani. Nesër do të bëhet ekzaminimi për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së 44 vjeçarit, sepse ende është e paqartë nëse atë e kanë vrarë apo ka vdekur si pasojë e torturimeve të talebanëve. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për lirimin e inxhinierit tjetër.