1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazë: Vullneti politik për armëpushim mungon

Marcus Lütticke/Pandeli Pani29 Korrik 2014

Përkundër të gjitha apeleve të bashkësisë ndërkombëtare për një armëpushim të përhershëm në Gazë, Izraeli dhe Hamasi vazhdojnë luftimet.

https://p.dw.com/p/1CkuR
Fotografi: Reuters

Ishte një sinjal i qartë për palët në konflikt, por asgjë më shumë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u kërkoi më 28.07.2014 njëzëri izraelitëve dhe palestinezëve "një armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe pa kushte" në Rripin e Gazës. Deklarata që u miratua nga të gjithë 15 anëtarët e KS qe propozuar nga Jordania.

Sipas të drejtës ndërkombëtare "Deklarata presidenciale" nuk është e detyrueshme. Për këtë nevojitej një "rezolutë" zyrtare. Por Këshilli i Sigurimit, ku pesë anëtarët e përhershëm Rusia, SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Kina kanë të drejtën e vetos, nuk arriti të pajtohej për miratimin e një rezolute. Prandaj, ambasadori palestinez në OKB Riyad Mansour kritikoi pas takimit që Këshilli i Sigurimit kishte nxjerrë vetëm një deklaratë, dhe aty nuk kishte kërkuar madje as tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

Gaza Israel Panzer israelische Soldaten
Fotografi: Reuters

Sinjal pozitiv

Edhe Tom Koenigs, i ngarkuar për të drejtat e njeriut në grupin parlamentar të Partisë së Gjelbër dhe ish-raportuesi i posaçëm i OKB për Kosovën dhe Afganistanin, dëshironte më shumë: "Një rezolutë do të kishte qënë më mirë, se ajo ka veprim detyrues edhe më të fortë," tha ai në radion Deutschlandfunk. Por ai sheh edhe aspekte pozitive: "Megjithatë është e rëndësishme që ky apel ishte i qartë dhe mbështetet nga të gjitha palët e palët e përfshira direkt dhe indirekt edhe të interesuara. Prandaj është mirë që kemi një deklaratë unanime."

Ndoshta deklarta mund të jetë një parashkallë për një rezolutë. Kështu mendon të paktën Muriel Asseburg, eksperte për Lindjen e Mesme në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) në Berlin. "Nga formulimet e paraqitura këtu formulohen detyrime sjelljeje, si ato që gjenden në një rezolutë."

Flagge Israel Hand tote Farbe Symbolbild Gaza Protest
Fotografi: Reuters

Luftimet vazhdojnë

Nëse deklarata në formën e tanishme do të bëjë efektin e dëshiruar duket të paktën e dyshimtë. Pas një nate pakësimi të dhunës, të hënën në mëngjes pati sërish luftime. Ushtria izraelite iu përgjigj zjarrit me raketa nga Gaza me zjarr artilerie. Përveç kësaj, Izraeli sulmoi edhe depo armësh në qendër dhe veri të Rripit të Gazës. Pas kësaj militantët palestinezë qëlluan përsëri katër raketa ndaj Izraelit.

Israelischer Soldat am Gazastreifen
Fotografi: Reuters

Përgjegjësit në të dyja palët duket se nuk kanë asnjë interes për ë armëpushim të mirëfillt - pavarësisht nga të vdekurit shumë. Që prej fillimit të luftës rreth tri javë më parë, janë vrarë më shumë se një mijë palestinezë, shumica e tyre civilë. Nga pala izraelite sipas shifrave zyrtare janë vrarë 43 ushtarë dhe tre civilë.

Prej konfliktit përfitojnë përfaqësuesit e kursi të ashpër si kryeministri Benjamin Netanjahu apo Hamasi. Muriel Asseburg mendon megjithatë, se zjarrit të raketave nga Gaza mund t'i japë fund vetëm Hamasi. Ajo mendon se ndikimi i krahut politik të organizatës radikale islamike ndaj luftëtarëve ende vazhdon.