1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fëniks nga hiri - Si përpiqet të ringrihet Landi i Zaksen Anhaltit

Peter Hille8 Qershor 2008

Landi i Zaksen Anhaltit (Sachsen-Anhalt) ndodhet në qendër të Gjermanisë. Në formën e tij të sotme ai është shumë i ri, sepse si i tillë ekziston vetëm që prej 1947-ës.

https://p.dw.com/p/EFt9
Parku i mullinjve të erës për prodhimin e energjisë- Dorna në Zaksen Anhalt
Parku i mullinjve të erës për prodhimin e energjisë- Dorna në Zaksen AnhaltFotografi: picture-alliance/ ZB

Pesë vjet pas krijimit në kuadër të reformave në RDGJ (DDR) ai u shpërbë në dy qarqe, ai i Hales (Halle) dhe ai i Magdeburgut. Me ribashkimin e Gjermanive më 1990, Zaksen - Anhalt u krijua sërish si një nga pesë landet e reja federative.

Aparat distilimi në Biterfeld
Aparat distilimi në BiterfeldFotografi: AP

Trekëndëshi kimik Lojna - Shkopau- Biterfeld

Në periudhën e RDGJ (DDR) zona midis qyteteve Lojna (Leuna) Shkopau (Schkopau) dhe Biterfeld (Bitterfeld) u quajt si trekëndëshi kimik. 120000 njerëz punonin këtu. Me ndryshimin e sistemit shumë ndërmarrje u mbyllën për shkak të mungesës së rentabilitetit. Zaksen Anhalt është duke e marrë ngadalë veten nga kjo goditje.

Monument i derdhur i reformatorit Martin Luter (1483-1546) në qytetin e Vitenbergut
Monument i derdhur i reformatorit Martin Luter (1483-1546) në qytetin e VitenbergutFotografi: picture-alliance/ ZB

Frymë ndryshimesh

Në këtë land papunësia është me 16 përqind, sa dyfishi i papunësisë në rrang federate. Megjithatë edhe këtu kanë filluar ndryshimet strukturore. Sektorët si ai i industrisë kimike, i ndërtimit të makinave, dhe i prodhimit të lëndëve ushqimore, por edhe të sektorit të shërbimeve dhe teknologjive të reja si ajo e teknikës diellore janë duke u zhvilluar. Edhe sipërmarrësit e huaj janë duke investuar gjithnjë e më shumë.

Tezat e Luterit

I njohur Zaksen Anhalti është vëcanërisht si zonë ku ka patur ndikim reformatori i madh i Martin Luther, i cili në vitin 1517 ngjiti 95 tezat e tij në portën kryesore të kishës Schlosskirche në Vitenberg (ëittenberg). Qyteti 1000 vjeçar Hale (Halle an der Saale) është me 235 000 banorë qyteti më i madh i landit. Megjithatë kryeqytet i landit dhe seli e qeverisë është Magdeburgu.

Informacione nga Zaksen - Anhalt

Popullsia: 2,44 Millionen

Sipërfaqja: 20.446 qkm

Kryeqyteti: Magdeburg

Data e themelimit: 3 tetor 1990

Sektorë të rëndësishëm të ekonomisë: Kimia, industria e makinave

Faqja zyrtare e internetit : www.sachsen-anhalt.de