Fuzionimi Porche Volkswagen & Ofensivë ushtarake në Afganistan
24 Korrik 2009Rruga për fuzionimin e Volkswagenit me Porschen, e zhytur në borxhe, tashmë është e hapur. Këshilli mbikqyrës i Volkswagenit të enjten (23.07) aprovoi themelimin e "një koncerni të integruar automobilësh me Porschen nën drejtimin e Volkswagenit", kështu konfirmoi Volkswageni në një deklaratë të publikuar në Shtutgart. Më parë këshilli mbikqyrës i Porsches i hapi rrugën fuzionimit.
Që prej fillimit të javës në veri të Afganistanit po zhvillohet një ofensivë ushtarake kundër talibanëve radikalë islamistë. Në të marrin pjesë edhe ushtarë gjermanë. Deri tani ushtarët gjermane janë mbrojtur vetëm në ato raste, kur janë sulmuar direkt. Tani ata kanë kaluar vetë në sulm, përdorin edhe armë të rënda, si murtaja dhe tanke. Ministri i mbrojtjes Jung në Berlin e argumentoi këtë ndryshim me përkeqësimin e gjendjes në rajonin e Kundusit. Kohët e fundit atje janë shtuar sulmet dhe pritat e kryengritësve.