1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll: Fitore e merituar e Gjermanisë ndaj

Arnulf Boettcher,/Mimoza Cika-Kelmendi14 Qershor 2012

Fitorja ndaj holandezëve është një fitore e rëndësishme e Gjermanisë ndaj rivalit të saj tradicional, i cili njihet për epërsinë e fitoreve. Gomez bëhet heroi i fushës.

https://p.dw.com/p/15EUo
Dutch soccer fan cheer for their team as they wait for the start of the Euro 2012 soccer championship Group B match between the Netherlands and Denmark in Kharkiv , Ukraine, Saturday, June 9, 2012. (Foto:Geert Vanden Wijngaert/AP/dapd)
Fotografi: AP

Gjermania festoi lehtësisht triumfin e ndeshjes mjaft të pritshme në kuadër të Kampionatit Evropian ndaj rivalit të saj tradicional, Holandës. Me një rezultat të ngushtë 2:1 ekipi gjerman fitoi në duelin me ekipin fqinjë duke shënuar kështu edhe fitoren e dytë në Grupin B, pas asaj me Portugalinë javën e kaluar 1:0.

Megjithatë nuk ishte lehtë: ekipi gjerman dominoi në gati 60 minuta të ndeshjes, ndërkohë që kundërshtari i tij tregoi fillimisht mangësi, që më pas i përmirësoi në pjesën e dytë të lojës.

UEFA EURO 2012 Europameisterschaft Deutschland vs Niederlande Jubel Lahm Gomez
Mario Gomez dhe Philipp LahmFotografi: Reuters

Konluzioni i trajnerit të Gjermanisë Joachim Löw ishte: "Loja ishte e ashpër, ishte intensive. Ne kemi vërejtur po ashtu se në disa faza tek të dy ekipet natyrisht që mungonte pak dinamikë. Por gjatë zhvillimit të lojës unë besoj se ishim fitues të denjë". Sipas trajnerit Löw e gjithë loja e ekipit gjerman u zhvillua siç ishte planifikuar. Përmes dy pasave që mori Mario Gomez, gjermanët pas 38 minutash shënuan dy gola. Ishte mesfushori Bastain Schweinsteiger që tregoi aftësi të jashtëzakonshme për t'i dhënë të dy topat sulmuesit Gomez të cilat ai i dërgoi të dyja në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0 duke i shokua kështu edhe portokallinjtë.

epa03263596 Germany's Mario Gomez (C) celebrates with his teammates after scoring the 1-0 lead during the Group B preliminary round match of the UEFA EURO 2012 between the Netherlands and Germany in Kharkiv, Ukraine, 13 June 2012. EPA/ROBERT GHEMENT UEFA Terms and Conditions apply http://www.epa.eu/downloads/UEFA-EURO2012-TCS.pdf +++(c) dpa - Bildfunk+++
Ndeshja Gjermani HolandëFotografi: picture-alliance/dpa

Holandezët u treguan të dobët dhe pa ide duke mos arritur gjë megjithë përpjekjet e pakta në pjesën e parë. Por gjërat ndryshuan me ndryshimin në pjesën e dytë të dy lojtarëve nga trajneri Van Marwijk : Huntelaar dhe Van der Vaart. Tulipanët megjithatë nuk arritën as në pjesën e dytë të ndryshojnë shumë megjithse një gol i Van Persie në minutën e 73-të bëri që të ngushtohet diferenca e golave mes dy ekipeve.

Germany's Mario Gomez celebrates after scoring against Portugal during their Group B Euro 2012 soccer match at the new stadium in Lviv, June 9, 2012. REUTERS/Thomas Bohlen (UKRAINE - Tags: SPORT SOCCER)
Mario GomezFotografi: Reuters

Lojtari Mario Gomez, golshënuesi më i mirë deri tani për gjermanët, pasi edhe me Portugalinë është ai autori i golit të vetëm shprehet entuziast për fitoren e ekipit: "Ne duhet të jemi realistë. E kemi nisur garën me një fitore kundër Portugalisë që është një ekip jashtëzakonisht i fuqishëm. Ne kemi luajtur tashmë kundër Holandës dhe kemi tani si ekip në grupin tonë gjashtë pikë. Çfarë duam më?"

Tani djemtë e trajnerit Joachim Löw janë vetëm një pikë larg kualifikimit, ndërkohë që për Holandën është vështirësuar edhe më tepër rruga drejt kualifikimit. Të dielën e ardhëshme (17.06) Gjermania do të përballet me Danimarkën. Në fillim të këtij evropiani Holanda ishte një nga pretendentet më të mëdha për titullin Kampion, së bashku me Spanjën dhe Gjermaninë.

Autor: Arnluf Boettcher/Mimoza Kelmendi