1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Saarland

Mimoza Cika-Kelmendi26 Mars 2012

Pas fitores, CDU në koalicion me SPD për të qeverisur landin e Zarës. Piratët në parlament, liberalët jashtë

https://p.dw.com/p/14S3h
Demokristianja Annegret Kramp-Karrenbauer, fituesja e zgjedhjeve në Saarland (kryeministrja e vjetër dhe e ardhshme).
Demokristianja Annegret Kramp-Karrenbauer, fituesja e zgjedhjeve në Saarland (kryeministrja e vjetër dhe e ardhshme).Fotografi: dapd

Një ditë pas zgjedhjeve në landin e Zarës (Saarland) këtë të hënë  mblidhet forumi më i lartë i krerëve të partive në Berlin për një analizë të rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Edhe grupet parlamentare të landit në Saarbrücken do të zhvillojnë konsultime lidhur me rezultatet e djeshme në këtë land.

Fitore bindëse pas rezultateve përfundimtare ka arritur CDU me 35, 2 për qind të votave. Kryeministrja Annegret Kramp-Karrenbauer planifikon tani një koalicion  me socialdemokratët që mundën të përmirësojnë rezultatin e deritanishëm me 30,6 për qind duke u bërë kështu forca e dytë më e fuqishme në këtë land.

Të Majtët pësuan humbje duke arritur vetëm 16,1 për qind të votave, Piratët me 7,4 për qind të votave arritën të përfaqësohen për herë të parë në parlamentin e Saarbrücken-it, ndërsa të Gjelbrit me 5,0 për qind arritën vetëm pragun sa për të hyrë në parlament. Liberalët me një rezultat shumë të ulët, 1,2 për qind nuk do të jenë më të përfaqësuar në parlamentin e këtij landi.

Autor: dpa/Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj