1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

„Fit në Mint“ - Program për arsimimin e grave

Ramona Schlee / Aida Cama23 Tetor 2012

Në Bremen ekziston një program për arsimimin e grave dhe kthimin e tyre në profesionet MINT, matematikë, informatikë, shkencat natyrore dhe profesionet teknike. Programi quhet „Fit në Mint“.

https://p.dw.com/p/16V8j
Fotografi: Ramona Schlee

Sipas një studimi të institutit për tregun e punës dhe profesioneve, shkurt IAB, vitet e ardhshme në Gjermani do të ketë gjithnjë e më pak krah pune. Skenari më i keq thotë se në vitin 2050 do të mungojnë deri 18 milionë forca pune. A ka të bëjë kjo me mungesën e fuqisë së specializuar, është një çështje për të cilën specialistët nuk janë të një mendjeje. Megjithatë, çdo person grua apo burrë vlen në numërim. Sepse punëmarrëset femra janë duke rënë gjithnjë e më shumë në fokus të zyrave të personelit. Dhe veçanërisht gratë që kanë kohë që nuk punojnë, sepse jeta familjare i mban 4, 8 apo 10 vjet larg tregut të punës. Në Bremen ekziston një program për arsimimin e grave dhe kthimin e tyre në profesionet MINT, matematik, informatik, shkencat natyrore dhe profesionet teknike.

Ato janë biologe, arkitekte dhe inxhiniere. Dhe janë të papuna, sepse për një kohë të gjatë i janë përkushtuar famljes. Kështu e kërkon ndarja tradicionale në Gjermani, burri shkon në punë në zyrë apo fabrike kurse gruaja organizon ekonominë shtëpiake dhe fëmijët. Edhe gjeografja Katharina Hilgenfeld ka qenë dhjetë vjet nënë dhe shtëpiake, por ka ëndërruar të shkojë sërish të punojë: „Unë pata filluar një studim për të marrë titullin doktor dhe për shkak të fëmijëve nuk arrita ta mbaroja atë, kam bërë dhe përpjekje për të aplikuar për vende pune, por unë i jam larguar lëndës, dhe unë kam qenë larg njerëzve. Kështu që kam pasur gjithnjë e më pak pika ndërlidhjeje. Ose aplikimi ka qenë për një punë për të cilën kam qenë e mbikualifikuar."

Pjesëmarrëse të projektit
Në foto, pjesëmarrëse të projektitFotografi: Fit in Mint

Një progam vigan për pjesëmarrësit

Dhjetë vjet ka vazhduar kështu, deri sa ajo mësoi për „Fit in Mint“. Programi për shkollimin e grave përgatit gratë për 12 muaj për profesionene në sektorët e ambientit, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ato duhet të mësojnë module të reja. Kjo do të thotë mësim çdo ditë, kujdesje për familjen mbasdite dhe përgatitjen e mësimit në mbrëmje. Një progam vigan për pjesëmarrësit. Krahas përmbajtjes së lëndës e rëndësishme është që grave tu rritet siguria, thotë Berit Godbersen – drejtuese e projektit „Fit in Mint“: „Është e vërtetë që ato nuk kanë vetësigurinë që kanë burrat, kur rikthehen në fusha të specializuara. Burrat thonë: unë mund ta bëj këtë, e bëj, po nuk di ta bëj e mësoj. Kurse gratë fillojnë të pyesin. A jam në gjendje ta bëj? A mundem?“

Katharina Hilgenfeld nuk duket shumë e druajtur, ajo e di çfarë pune ka bërë. Dera për punë e dërgoi në një praktikë tremujore. Peter Spengemann e morri Katharina Hilgenfeld-in në punë: „Ne jemi në përgjithësi të interesuar për personel të kualifikuar, për personel të specializuar në shkencat natyrore. Projekti kaloi tek ne nga Universiteti i Bremenit. Aty ne deklaruam gatishmërinë dhe duam të mbledhim përvojë në këtë fushë.“

Suksesi arrihet kur ekziston kooperimi

Praktikantja Hilgenfeld e bëri mirë praktikën dhe qëndroi menjëherë në firmë. Tani ajo punon 30 orë në javë dhe është përgjegjëse për ndryshimin nga kohët e vjetra në ato të reja. Pjesëmarrësja në programin „Fit in Mint“-bëri përditësimin e njohurive të saj. Ky rifreskim është shumë i rëndëssishëm për rifutjen në punë thotë Esther Schröder nga Dhoma e punëmarrësve në Bremen. Prandaj kërkohet bashkëpunimi i universiteteve: „Kjo vlen për njerëzit e kualifikuar më shumë se për ata pak të kualifikuar. Nisma jonë e tregoi këtë, se suksesi arrihet kur ekziston kooperimi midis ekonomisë dhe shkencës, dhe ky kooperim arrin deri tek gratë dhe i merr ato me vete.“

Në foto, Dr. Esther Schröder
Në foto, Dr. Esther SchröderFotografi: Ramona Schlee

Kemi të bëjmë me "rezerva të fjetura", thekson Schröder. Burra dhe gra që duan të punojnë dhe nuk mund të punojnë sepse nuk mund t`i bëjnë të dyja edhe familjen edhe profesionin. 600.000 gra bëjnë pjesë në këtë rezervë, ka llogaritur Zyra e statistikave. Ajo që duhet është më shumë angazhim edhe nga ana e sipërmarrjeve, thotë Berit Godbersen nga programi „Fit in Mint“.

Programi ka qenë deri tani i suksesshëm. Nga 21 gra që kanë mbyllur specializimin në vitin 2012, 13 kanë gjetur punë. Rënia e potencialit të punës në treg pengohet me nisma të tilla, mendojnë ekspertët.