1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fisheri dhe Lindja e Mesme

27 Qershor 2006

Vendimi i ish - ministrit të jashtëm gjerman Joshka Fisher të largohet nga politika dhe marrveshja e palestinezëve e cila nënkupton njohjen e shtetit izraelit, janë dy temat kryesore me të cilat merret shtypi i sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/ArpD
Fotografi: AP

Lidhur me dorëheqjen e ish - ministrit të jashtëm Joshka Fisher e përditshmja "Stuttgarter Zeitung" komenton:

"Joshka Fisher vendosi të largohet. Edhe ai sikur edhe të gjithë të mëdhenjtë, pas vete la një vakuum. Kjo është e natyrshme. Detyra e ekologjistëve është që tani ta mbushin këtë zbraztësirë. Ata duhet të kenë një shef, qoftë ai edhe nga sfondi. Udhëheqja me katër liderë u dëshmua jo efikase. Kush do të jetë pasardhësi e Fisherit?", pyet "Stuttgarter Zeitung".

Për "Vestfalishe Nahrihten", Fisher u largua me kohë:

"Fisher e ka kuptuar me kohë se duhet ta lirojë bynën, për politikanë më të rinjë. Për këtë meriton respekt. Mirëpo ky vendim paraqet një udhëkryq të rëndësishëm për partinë ekologjiste. Ekologjistët gjendet para një detyre të vështirë të profilimit mes politikës së proklamuar dhe pragmatizmit politik, i cili kërkon reforma", shkruan kjo gazetë.

Me vendimin e ish - ministrit të jashtëm, merret sot edhe komentatori i gazetës "Ostsee Zeitung".

"Politika nuk ka të bëjë vetëm me programe të thata, ideale të bukura, por edhe me emocione, karizma dhe gabime. Këtë e dëshmon edhe rasti i politikanit Joshka Fisher. Fisher lë pas vete një vakum të madh, në partinë ekologjiste. Fisher ishte një parametër politik për të gjithë. Ish luftëtari i rrugëve të Frankfurtit nuk është ndër themeluesit e partisë ekologjiste, mirëpo ai ka simbolizuar politikën e saj në dy dekadat e fundit".

Vendimin e Fisherit për largim nga politika, komentatori i Manheimer Morgen e sheh pak më ndryshe:

"Njerëzit me siguri që nuk do të derdhin tepër lotë. Ekologjistët kanë vuajtur bukur shumë nën karizmën e udhëheqësit dhe yllit të tyre, i cili mbanë përgjegjësinë për rënien e autoritetit të partisë. Duhet kujtuar aferën e vizave dhe disa aktivitete tjera. Megjithatë nuk duhet harruar: Joshka Fisher është një ndër talentët më të mëdha në politikën gjermane. Ngritja e tij prej një taksisti deri tek posti i ministrit të jashtëm, është dëshmi e mjaftueshme. Pa Fisherin ndoshta nuk do të ekzistonte kurrë as koalicioni kuq e gjelbër. Të paktën jos shtatë vjet, sa zgjati. Fisher ishte gjenerata e fundit e politikanit Rock'n' Rolle. Tani vjen koha e gjeneratës playback. Me siguri që edhe ai vet do ta ketë vështirë të shikojë nga sfondi, komenton gazeta "Mannheimer Morgen".

Ndërrojmë temë. Marrveshja mes Hamasit dhe Fatahut për njohjen e Izraelit ka shkaktuar komonte të shumta të gazetave gjermane. Gazeta "Thüringer Allgemeine" e Erfurtit pyet:

"Eshtë kjo drita në fund të tunelit? Në një moment kur përparimi në këtë çështje dukej i pamundur, shpërtheu lajmi se Hamasi dhe Fatahu kanë rënë dakord për njohjen e shtetit izraelit. Mirëpo, situata mbetet shumë e rrezikshme, sepse të dielën janë vrarë ushtarë izraelitë, ndërsa një prej tyre mbahen peng. Trupat izraelite janë mobilizuar. Radhën e kanë SHBA, të cilat duhet të ndërmarrin masat përkatëse", pohon komentatori i "Thüringer Allgemeine".

Me vlerësime të ngjashme shkruan edhe "Westdeutsche Allgemeine Zeitung".

"Marrëveshje par unitet kombëtar palestinze është një hap që meriton respekt. Në këtë mënyrë, Hamasi ka njohur indirekt edhe shtetin izraelit, gjë që vetëm para disa muajve ishte e paparamendueshme. Prasidenti Abaz ka fituar këtë betejë për pushtet. Radhën e ka bashkësia ndërkombëtare. Së pari duhet të evitojë shkallëzimin e konfliktit. Ndërsa më vonë, presidentin Abaz dhe kryeministrin Olmert duhet të sjellë në tryezën e bisedimeve", pohon kjo gazetë.

Për fund veçojmë edhe komentin e "Financial Times Deutschland", e cila botohet në Hamburg.

"Në momentin vendimtar, Hamasi ka bërë një hap në drejtimin e duhur. Duket se forcat e matura palestineze ia dolën të shfrytëzojnë momentin e kërcënimeve dhe presioneve. Me rolin e tij ndërmjetësues mund të jetë i knaqur edhe presidenti Abaz. Ky hap meriton të shpërblehet. Mirëpo, lavdërimet nga perëndimi tek palestinezët nuk janë tepër të mirëseardhura. Prandaj, shtetet fiqnje islame duhet të inkurajojnë Hamasit të vazhdojë këtë rrugë".