Filipine: Supercikloni me fuqi tmerri
15 Shtator 2018Për ditë me radhë amerikanët ishin të trembur nga uragani "Florence. Tani i ka ardhur radha ciklonit të jashtëzakonshëm që prek brigjet juglindore. Megjithëse ai ka zbritur në kategorizimin në një stuhi tropikale, përmasat e tij e bëjnë të rrezikshëm.
Ndërsa nga ana tjetër e globit supercikloni "Mangkhut” rrezikon Filipinet dhe gadishullin Luzon. Qendra e ciklonit arriti të shtunën në mëngjes provincën e Cagayanit, sipas raportimeve të autoriteteve filipinase. Cikloni përhapet me shpejtësi 200 kilometra në orë.
Që para ardhjes së ciklonit veriu i Filipineve u godit rëndë, Në provincën e Cagaynit dhe Isabelas u shkëputën lidhjet elektrike, avionët qëndruan në tokë dhe anijet në port. Më shumë se 800.000 banorë duhet të evakuohen në zona më të sigurta. Gjithsej janë 5,2 milionë vetë të prekur nga cikloni.
Kryqi i Kuq i Filipineve llogarit me 10 milionë të prekur për shkak të fuqisë së ciklonit. Autoritetet paralajmërojnë nga dallgë gjigande 14 metra të larta në det dhe në brigje deri në 6 metra të larta. „Manghut" është stuhia më e fortë që ka prekur Filipinet këtë vit.
la/(afp,dpa)