1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Verifikojmë marrëveshjen Itali-Shqipëri për prakticitetin

2 Mars 2024

Vendet që ndodhen në itinerarin e Europës e respektojnë rregullat e shtetit ligjor mund të kthehen në partnerë të Gjermanisë për procedurat e azilit.

https://p.dw.com/p/4d6Ld
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy FaeserFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor. Në këtë kontekst shikohet nga qeveria gjermane edhe prakticiteti i marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën gjermane, "Welt am Sonntag", ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh, se "ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni për këtë. Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë."

Refugjatë mbërrijnë në hollin e panairit të Frankfurtit
Refugjatë mbërrijnë në hollin e panairit të FrankfurtitFotografi: Peter Juelich/epd/picture alliance

Si vende që mund të vijnë në konsideratë, Faeser përmend "shtetet që ndodhen në itinerarin drejt Europës dhe respektojnë rregullat e shtetit ligjor". 

Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë. "Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët ne e forcojmë me 1.160 punonjës shtesë", tha Faeser për gazetën gjermane.

 

 

la/dpa/kna