Facebook shuan llogaritë e "Querdenker"
17 Shtator 2021Facebook-u sipas të dhënave të veta ka gati 150 llogari dhe grupe nga platformat e veta në internet, të cilat koncerni amerikan i ka klasifikuar që i përkasin lëvizjes së diskutueshme "Querdenker", mendim i skajshëm. Ky ë shtë aksioni i parë mbarë botëror, që drejtohet kundër një grupimi, i cili "nxit dëm ndaj shoqërisë ", komunikoi menaxher i sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher.
"Querdenker" janë prekur tani në Facebook dhe në Instagram. Por nuk ë shtë prekur shërbimi chat i tyre në WhatsApp, që gjithashtu i përket koncernit Facebook.
Nathaniel Gleicher: Përmbajtjet e "Querdenker" përmbajnë potencial dhune. Gleicher e akuzon lëvizjen "Querdenkern", se në mënyrë të përsëritur ka shkelur standardet e komunitetit në Facebook. "Ndër to bën pjesë publikimi i informacioneve të rreme lidhur me shëndetin dhe nxitja e dhunës", shpjegon menaxheri. Gjithashtu është identifikuar një listë e "Querdenker" në faqet e internetit, që nuk mund të lidhen më me Facebook-un.
"Corona-Diktatur"
Përmbajtjet e kontestuara, sipas Facebook, kanë të bëjnë në radhë të parë me përhapjen e "teorive të konspiracionit të "diktaturës corona". Në këto postime dhuna është paraqitur si mjet i mundshëm për të sprapsur masat kufizuese të qeverisë lidhur me të drejtat e lirive personale në emër të pandemisë.
Michael Ballweg, themeluesi i lëvizjes "Querdenker", deklaroi, se do të ndjekë hapat ligjorë kundër shuarjes së llogarive në facebook. Faqja e facebook-ut "Querdenken 711" me mbi 30.000 të abonuar ka publikuar përmbajtje me temë të drejtat themelore dhe liria e mendimit, Muajt e fundit ka pasur disa raste të hapjes së proceseve kundër shuarjes së llogarive, tha Ballweg.
w a/cw (dpa, rtr, afp)