1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Facebook në shënjestër të prokurorisë për nxitje urrejtjeje

Jens Jensen20 Tetor 2015

Rrjeti social Facebook ndodhet nën presion, për shkak të fajësimeve për nxitje të urrejtjes. Ndërkohë ka nisur edhe një proces hetimor. Edhe videoplatforma YouTube duket se fiton para me videot që nxisin urrejtjen.

https://p.dw.com/p/1Gqu9
Symbolbild Facebook
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Büttner

Prokuroria në Hamburg është duke shqyrtuar mundësinë e ngrtijes së padisë kundër menaxherëve të Facebook-ut. Rrjeti fajësohet për nxitje të urrejtjes. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet, thotë një zëdhënëse e autoriteteve. "Ne ende jemi në fazën e shikimit të dëshmive".

Revista "Spiegel" ka raportuar se një avokat nga Würzburgu ka bërë një kallëzim. Në këtë shkrim, të cilin e ka në posedim edhe agjencia Reuters, kërkohet përgjegjësia e tre përfaqësuesve të lartë të Facebook-ut në Gjermani dhe jashtë vendit.

Ata akuzohen, se nuk i kanë shuajtur me kohë mesazhet e urrejtjes. "Facebook përpiqet ta paraqesë gjendjen sikur nuk mund të bëhet asgjë", thotë avokati për Reuters. "Ndërsa rastet e tjera tregojnë se Facebook mund t'i shuajë mesazhet, në qoftë se do."

"Duam përmirësimin e gjendjes?"

Shefi i Facebook-ut Mark Zuckerberg i ka premtuar muajin e kaluar kancelares Angela Merkel, se do të kujdeset për parullat e urrejtjes. "Mendoj se duhet të punojmë në këtë drejtim", tha Zuckerberg në takimin e kancelaren Merkel në Nju Jork. Kur Merkel e pyeti nëse gjendja do të përmirësohet, ai tha: "Po".

Në mesi të shtatorit ministri i Drejtësisë Heiko Maas u takua në Berlin me përfaqësuesit e Facebook-ut. Maas u shpreh i irrituar nga faktin që fotografitë nudo shuhen menjëherë, ndërsa parullat raciste dhe armiqësore ndaj të huajve jo.

Facebook Datenschutz (Symbolbild)
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Weigel

Spotet e reklamave dhe videot e urrejtjes

Edhe platforma e internetit është në shënjestër të kritikave, për shkak të përbërjeve të bëra publike nga ekstremistët e djathtë. "Spiegel" njofton se videoplatforma YouTube ka publikuar video urrejtjeje ndaj refugjatëve. Të prekura janë edhe sipërmarrjet dhe koncernet e mëdha si për shembull, Lufthansa, Edeka, dm, Check24 dhe Henkel.

Për këto raste është mësuar vetëm pas pyetjeve të "Spiegel Online". Mesazhet janë hequr menjëherë. Të gjitha sipërmarrjet janë distancuar nga videot e urrjejtes dhe kanë paralajmëruar se do të kërkojnë nga YouTube që gjërat e tilla të mos përsëriten. Ndërsa nga YouTube thuhet se partnerët e reklamave mund të vendosin vet se çfarë përmbajtjesh dhe spotesh duan të përjashtojnë. Nëse dëshmohet se përmbajtjejt janë të papërshtatshme, atëherë do të ndërmerren masa që të mos ketë më në këto faqe reklama, video, rrjete dhe faqe të tilla.