1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Facebooku del në bursë

18 Maj 2012

Rrjeti social Facebook do të kthehet në faktor të rëndësishëm të bursës së Nju Jorkut Nasdaq. Prej muajsh investuesit dhe tregtarët presin me ankth daljen historike në bursë. Disa janë euforikë, të tjerët skeptikë.

https://p.dw.com/p/14x9X
Facebook - në krye të rrjeteve sociale
Facebook - në krye të rrjeteve socialeFotografi: picture-alliance/dpa

Të hënën e kaluar (14.05.12), themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg kishte ditëlindjen. Në moshën vetëm 28 vjeçare ai do të shkruajë të premten histori dhe do ta nxjerrë në bursë rrjetin social. I themeluar jo më larg se tetë vjet më parë, Facebooku bën pjesë sot në dhjetë markat më të njohura të botës dhe është në një radhë me McDonalds ose Coca-Colan - kjo e fundit e themeluar 100 vjet më parë.

Një nga daljet më të mëdha në bursë në histori

Dhe shpresat janë të mëdha: dalja në bursë mund të sjellë deri 15 miliardë dollarë. "Facebook-u mund të arrijë gjithçka. Komuniteti i investuesve i njeh shifrat gjigante të përdoruesve dhe shanset e rritjes", thotë tregtari i Wall Street-it, Louis Sulsenti. Do të shohim një nga daljet më të mëdha në bursë të të gjitha kohërave. Si krahasim: dalja më e madhe deri tani në bursë e Google-s solli diçka më shumë se 1,7 miliardë euro.

Por dalja në bursë e Facebook-ut i ndan mendimet e njerëzve të botës së financave. 900 milionë vetë e përdorin Facebook-un në të gjithë botën, një shifër sa tre herë popullata e SHBA. 900 milionë herë të dhëna specifike për njerëzit, për interesat, preferencat dhe rrjedhën e jetës së tyre- gjithmonë aktuale dhe të përkthyeshme në para: mbi tre miliardë dollarë arriti të fitojë rrjeti social vitin e kaluar vetëm përmes reklamës.

Mark Zuckerberg, shefi i Facebook-ut
Mark Zuckerberg, shefi i Facebook-utFotografi: Reuters

Pika me rëndësi kritike: përdorimi portativ

E ardhmja e biznesit në internet, sipas analistëve ndodhet në fushën e përdorimit portativ përmes celularit ose aparateve të tjera- këtu Facebookut i mungon modeli i biznesit. Po të marrim vetëm muajin mars: në këtë muaj përdoruesit e përdorën rrjetin social 100 minuta më gjatë në mjete portative se në kompjuterin e tyre. "Përdorimi më i gjatë përmes aparateve portative ul kuotën e fitimit të faqes në internet, meqenëse reklamë ka vetëm në faqen joportative," thotë analisti i teknologjisë informative, Scott Kessler nga Standard&Poor's. Për të ardhmen nevojitet një koncept, që të sigurojë para edhe nga përdoruesit në aparate portative. Megjithë numrin e madh të përdoruesve, prej një kohe të gjatë aktiviteti i përdoruesve ka rënë. Analistët e quajnë këtë Trend Sharing Fatigue, lodhje për të ndarë gjithçka gjithmonë me të gjithë rrjetin. Në prag të daljes në bursë, gati çdo ekspert i IT ka një ide, e cila garanton suksesin afatgjatë: Facebooku duhet të bëhet më i zhdërvjellët, për shembull të operojë si kompani multimediale, të integrojë më mirë lojërat, videot dhe filmat dhe të shtrihet edhe në fushën e telekomunikacionit.

Mark Zuckerberg Roadshow pas prezantimit të rrugës për të ardhmen- Roadshow
Mark Zuckerberg Roadshow pas prezantimit të rrugës për të ardhmen- RoadshowFotografi: Reuters

I gjithë pushteti shefit

Mark Zuckerbergu i kushton në filmin e tij 30 minutësh për rrugën drejt së ardhmes katër minuta vizioneve të së ardhmes: Facebooku duhet të bëhet platformë qendrore për aplikacionet portative dhe për programet kompjuterike sociale. Vetë presidenti kokëfortë i bordit konsiderohet si faktor kritik: me 57 përqind ai do të zotërojë kaq shumë të drejtë vote dhe fuqi vendosëse sa asnjë bos tjetër në një firmë të orientuar në bursë. "Eshtë ai që e kontrollon Facebookun dhe duket të jetë një person që nuk konsultohet me të tjerët për vendimet e tij", thonë analistët.

Autor: Miriam Braun/Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti